Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fotografohet në një festë naziste, deputeti britanik humbet punën
English

Fotografohet në një festë naziste, deputeti britanik humbet punën

Londër, 20 Dhjetor 2011, NOA - Deputeti konservator britanik Aidan Burley është pushuar nga detyra e tij e sekretarit parlamentar në ministrinë e transportit dhe kjo si pasojë e disa fotografive të publikuara që e paraqesin atë të veshur në një uniformë të ushtarëve SS.

Fotot janë realizuar në një festë lamtumire e cila ka qenë me temë nazizmin.

Partia ka bërë të ditur se politikani “është sjellë në një mënyrë jo korrekte dhe të gabuar” dhe si rrjedhojë ai është shkarkuar nga detyra e tij.

Kryeministri David Cameron ka urdhëruar një hetim mbi sjelljen e Burley.

Fotografia është bërë publike nga një gazetë javën e kaluar.

Siç bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve NOA.al, Burley ka deklaruar se është plotësisht i penduar për pjesëmarrjen në këtë festë.

r.b/NOA

KOMENTE