Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Situata në Luginën e Preshevës, e vështirë dhe paperspektivë
English

Halimi: Situata në Luginën e Preshevës, e vështirë dhe paperspektivë

Preshevë, 20 dhjetor 2011, NOA - Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, njëherësh dhe deputet popullor në parlamentin serb, duke shqyrtuar situatën aktuale që po mbizotëron momentalisht në Luginën e Preshevës, e ka paraqit atë të vështirë dhe të paperspektivë.

Halimi ka theksuar se shqiptarëve të Luginës si e vetmja zgjidhje iu imponua migrimi masiv në drejtim të Kosovës dhe fë shteteve Evropiane.

Sipas tij, është e domosdoshme të sigurohet qasje shumë më serioze e qeverisë serbe, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeve shumë të ndjeshme në bazë të programit të veçantë me përkrahje ndërkombëtare.

Duke folur për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që janë paraparë të mbahen vitin e ardhshëm, Halimi ka theksuar se partia e tij do të marrë pjesë si në zgjedhjet lokale edhe në ato parlamentare.

Në zgjedhjet lokale, sipas tij PVD-ja do të marrë pjesë sikur deri më tani me listat e veta zgjedhore për pushtetet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare kryesia e PVD-së, ka vendosur që t’i ofrojë subjekteve politike shqiptare paraqitje të përbashkët në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, njësoj si deri më tani do të formohet në bazë të marrëveshjes së përbashkët të subjekteve politike shqiptare.

NOA

KOMENTE