Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Islami: PS i mbylli dyert medias, qëndrimin tim do ta jap në Kuvend
English

Islami: PS i mbylli dyert medias, qëndrimin tim do ta jap në Kuvend

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA – Ndërsa grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura ku do të vendosë sot për përjashtimin ose jo të deputetit Kastriot Islami nga radhët e Partisë socialiste, zoti Islami ka kundërshtuar që ky vendim të jepet me dyer të mbyllura, duke i kërkuar Kryetarit të Grupit Kuvendor Gramoz Ruçi, që vendimi të jepet në një mbledhje të hapur për mediat, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Deputeti Islami deklaroi pak më parë se kërkesa e tij nuk është pranuar, duke bërë me dije se mbledhja e sotme dhe të tilla si kjo, PS ka vendosur t’i zhvillojë pa praninë e medias.

“Deputeti Taulant Balla sapo më njoftoi se mbledhja e sotme dhe të gjitha mbledhjet e ngjashme me këtë do të bëhen me dyer të mbuyllura. Kjo është një ngjarje e rrallë për mediat”, tha deputeti Islami duke bërë me dije se në mungesë të një mbledhjeje të hapur ai do ta bëjë publik qëndrimin e tij në orën 14.30, në një mbledhje me gazetarët.

“Unë nuk mund ta konsumoj qëndrimin tim në një mbledhje të mbyllur, andaj ju ftoj në Kuvend, vendi i dytë i rëndësishëm pas PS-së”, theksoi zoti Islami.

“Nuk isha i përgatitur për këtë”, u shpreh ish-Kryetari i parlamentit në kohën e qeverisjes socialiste, duke u larguar nga selia rozë, ku ndenji për afro 30 minuta në pritje që vendimi për të, të merrej publikisht.

Më herët gjatë pritjes në selinë rozë, Islami bëri me dije se ai kishte marrë një email nga Taulant Balla ku i bëhej me dije axhenda e sotme e mbledhjes.

“Mora një email sot nga zoti Taulant Balla ku lajmëronte se mbledhja ka në axhendë, fillimisht diskutimin për votimin për zgjedhjen e Bujar Leskaj në krye të KLSH-së”, tha deputeti socialist.

Ishte pikërisht dita e votimit në parlament të Kreut të ri të KLSH-së Bujar Leskaj, për të cilin Kryetari i opozitës Edi Rama kishte garantuar se do të jepeshin të gjithë kartonat e kuq të PS-së, që hodhi në plan, përjashtimin e deputetit Islami, i cili në atë votim mungoi.

Për këtë kryesocialisti Rama i kërkoi kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruçi të sqarojë arsyet e mungesës së Islamit gjatë votimit të Leskaj të enjten e shkuar, duke e thirrur deputetin për t’u përgjigjur.

Ndërkaq Islami deklaroi se ai do të pranonte vetëm mbledhje të hapur për mediat, ku do të jepte qëndrimin e tij.

mit/NOA

KOMENTE