Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 20 Dhjetor 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 20 Dhjetor 2011

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 20 dhjetor 2011.

Edicioni I

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor në faqen e parë, “Kritikët në PS: Rama, hakmarrje primitive”, i cili pasqyron qëndrimet e socialistëve, Fatos Nano, Arben Malaj, Edlira Haxhymeri dhe Bardhyl Agasi në lidhje me përjashtimin e deputetit Kastriot Islami.

Disa tituj të tjerë janë; “Fevziu mbledh udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”,

“Kërkohej për grabitje, vritet në luftë me RENEA”

“Regjistrimi i banesave shtyhet edhe dy muaj”

“Bizneset që u reduktohen taksat 30 për qind”

“Vendimi i ERU: Uji shtrenjtohet 66 për qind”

“Lamtumirë bluzës së bardhë për mjekët e pasjellshëm”.

Gazeta “Shqiparja.com” ka si argument kryesor; “Pëllumbi: Islami sot të ikë, Berisha: Kaçi, hajde në PD”, i cili pasqyron qëndrimet e dy politikanëve të njohur në lidhje me deputetin Kastriot Islami.

Disa tituj të tjerë janë; “Bashkia flak 61 artistët e rinj”

“Raporti për lëvizjen në BE shqiptarët më të refuzuarit”

“Vrasja e të kërkuarit, Renea: “Si na qëlloi me granata”

“Panairi i librit, Flutura Açka: Abuzimet me qeranë”

“Letra me pyetjet e deputetëve: Kromi në duart e mafias”

“Rrihet dhe hidhet në rrugë polici bashkiak i Tiranës”

“Miratohen tarifat: Ja çmimet e reja për ujin e pijshëm në Tiranë”

“Koment nga Afrim Krasniqi: Havel dhe modeli i munguar shqiptar”.

Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “Flet Fatos Nano: Përjashtimi i Islamit gabim fatal, do jem aktiv në politikë”, i cili flet për deklaratat e bëra dje nga ish-kreu i PS-së për zhvillimet në seliën rozë. Disa tituj të tjerë janë;

“Shqipëria fsheh torturat dhe fluturimet sekrete të CIA-s”

“PS: Miniera e Bulqizës si kamp përqendrimi në kohët moderne”

“Qytetet më të mira në botë ku mund të kurohet astma”

“Libri i Neda Karafilit, një prezantim poetik befasues”

Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “Qeveria garanton qytetarët për energjinë”

Disa tituj të tjerë janë: “Enver Hoxha” në versionin e Fevziut”

“Kancelarja Merkel në Kosovë”

“Krimi më i rëndë gjendet te më i afërmi”

“Lideri gjysmë zot dhe dyshimet mbi Korenë”

“Lazgushi do të ishte 115 vjeç”

Organi mediatik i Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Grabitja e re me energjinë, Saliu rrit pazarin për Oborrin”, i cili flet për rritjen e çmimit të energjisë.

Disa tituj të tjerë janë; “PS shkund Naçon: Mafia në pushtet në tregtinë e kromit”

“Luli i fal Parkun Berishës, gati lejet për klientët”

Organi mediatik i Partisë Demokratike “Rilindja Demokratike” ka si argument kryesor “Amnisti deri në fund të shkurtit”, i cili flet për deklaratën e kreut të qeverisë.

Disa tituj të tjerë janë; “Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë”

“Rrugët e reja që do të ndërtohen në Tiranë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA.al, në shqip, dhe anglisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim na shkruani në pr@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE