Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Mosha më pak e shëndetshme në botë, midis 45 deri 54 vjeç
English

Studimi: Mosha më pak e shëndetshme në botë, midis 45 deri 54 vjeç

Tiranë, 20 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Ata kanë për qëllim të jetojnë jetën në kulmin e saj. Por, mosha e mesme duket të jetë në gjendjen më të keqe të mundshme.

Në Angli për shembull, ata janë të shëndoshë dhe përjetojnë shpesh depresione. E kanë shumë gjasa të ndezin më shpesh cigare se të gjithë kolegët e tyre në mbarë globin.

Për më tepër, më keq dalin anglezët në SHBA, me pasionin e madh ndaj fast-foodeve, apo dhe turpin ndaj veprimtarive sportive. Këto deficenca shihen nga studiuesit si pika referimi për një jetesë të sëmurë.

Çfarë nuk po shkon me këtë problem?

“Orari i gjatë i punës, përgjegjësitë e rënda financiare dhe besimi i gabuar se janë një komb i shëndetshëm kur në të vërtetë nuk janë, kanë kombinuar një “stuhi perfekte” të shëndetit tek mosha e mesme” – thonë ekspertët.

Ky studim përfshiu më shumë se 13. 000 persona në 12 vende të botës ku jetojnë britanikët, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Dhe u zbulua se mosha 45 deri 54 vjeç rezultuan të ishin më të shëndoshët në peshë.

Ata janë gjithashtu duhanpirësit më të mëdhenj dhe kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresione dhe të kenë pamje të zymta në fytyra gjatë jetës së tyre.

Ata ndodhen në një shëndet fizik dhe mendor më të keq krahasuar me çdo grupmoshë tjetër, duke filluar nga Australia në Indi.

I vetmi lajm i mirë është se, kriza shëndetësore duket se fillon të mbyllet në mes të jetës, pasi rezultoi se britanikët fillojnë të kujdesen për veten pas moshës 55 vjeçare. – treguan kërkimet e Grupit të Kujdesit Shëndetësor Privat Bupa.

Shifrat tregojnë se më shumë se një e treta e grave të moshës 45- 54 vjeç janë të shëndosha.

Vetëm 8 për qind e kësaj grupmoshe shprehen se janë shumë të shëndetshme, krahasuar me 11 për qind e personave të moshës 55-64 vjeç dhe 10 për qind pensionistë.

Shumë prej të anketuarve thanë se mungesa e kohës, motivimi, energjitë dhe paratë janë pengesat për një jetesë të shëndetshme.

Studimi gjithashtu zbuloi se britanikët konsideroheshin si më pesimistët në të gjitha grup moshat.

Vetëm 48 për qind thanë se ndjehen pozitiv për jetën në përgjithësi, në krahasim me 64 për qind të brazilianëve dhe 73 për qind të meksikanëve.

Eksperti i studimit shtoi: “Ne gjithmonë mendojnë për kolegët tanë britanikë se duhet të shqetësohen për shëndetin dhe çështjet e jetesës. Grup mosha 45 deri 54 vjeç duhet të ketë më shumë kujdes, pasi kjo është një thirrje e rëndësishme për to. ”

a.k/r.b/NOA

KOMENTE