English

11 muaj, Policia e Durrësit bën bilancin: U arrestuan 467 vetë

Durrës, 21 dhjetor 2011, NOA- Policia e Durrësit ka bërë ditën e sotme analizën e 11 muajve punë.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, përgjatë 2011-ës, prioritet ka vazhduar të mbetet edhe parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike.

Blutë e qytetit bregdetar theksojnë se gjatë 11-mujorit në territorin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut janë evidentuar gjithsej 1687 vepra penale, zbuluar 1405 ose 83 % e tyre.

Në kryerjen e këtyre veprave penale janë implikuar gjithsej 1664 autorë, është marrë masa e arrestit në flagrancë për 467 autorë, ndaluar 40, janë ndjekur në gjendje të lirë 1085 autorë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes e shpallur në kërkim 72 autorë.

Përgjatë 11-mujorit janë kapur 273 persona të kërkuar dhe 15 janë vetëparaqitur në polici.

Në këtë analizë, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Hysni Burgaj, Prefekti i Qarkut Durrës, Genc Alizoti, Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Eglantina Bekteshi, Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, Prokurorë të Rrethit Durrës, Krujë, drejtues e përfaqësues të institucioneve vendore si SH.I.SH., Doganë, Gjykatë, Autoriteti Portual si dhe aktorë të tjerë me të cilët lidhet aktiviteti i Policisë Shtetit.

a.y/NOA

KOMENTE