English

Christina Aguilera provon sërish me këngë dhe talent

SHBA, 21 Dhjetor 2011, NOA - Disku i fundit i saj “Bionic” i vitit 2010 ishte një flok i vërtetë në shitje.

Më pas Christina Aguilera ka vendosur të marrë pjesë në shfaqjen e talenteve “The Voice” dhe duhet thënë se popullariteti i saj u konsolidua menjëherë.

Më tej dueti që ka kryer me ‘kolegun’ Adam Levine të Maroon 5 “Moves Like Jagger” ka qenë kandidat për Grammy Awards 2012.

Në muajin shkurt këngëtarja dot rikthehet sërish në jurinë e “The Voice”, por që në janar ajo do të publikojë një këngë të re që duhet ta lançojë sërish në botën e muzikës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Me sa duket plani promocional është studiuar në detajet më të vogla të mundshme.

Lançimi i këngës do të bëhet në muajin janar dhe duhet thënë se është koha më e përshtatshme për këngëtaren që më pas do të jetë pjesë e shfaqjes “The Voice”, ku mund të promovojë këngën e saj.

r.b/NOA

KOMENTE