Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Islami: Edi Rama erdhi në Qeveri me pantallona të shkurtra dhe vëth në vesh
English

Islami: Edi Rama erdhi në Qeveri me pantallona të shkurtra dhe vëth në vesh

Tiranë, 21 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Pas vendimit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për ta përjashtuar, z.Kastriot Islami ka rrëfyer dhe ato që ai kujtonte nga vitet kur Edi Rama u afrua në qeverinë e Fatos Nanos dhe u bë ministër i kabinetit të tij.

“Edi Rama erdhi në Kryeministri i veshur me pantallona të shkurtra dhe me vëth në vesh”, ka treguar z.Islami duke folur në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Islami tha se kjo ka ndodhur në vitin 1998 kur z.Nano e kishte ftuar z.Rama që të bëhej ministër i Kulturës.

Islami tregoi se atëherë ai ishte zëvendëskryeministër dhe u ngarkua nga kabineti qeveritar që të merrej me procedurat e emërimit të Ramës si ministër.

Për këtë arsye tha z.Islami, ai e thirri z.Rama në Kryeministri, por shtoi se u shtang kur e pa të vinte në zyrën e zëvendëskryeministrit dhe më tej të kryeministrit, me veshje të atillë.

“Ai erdhi me pantallona të shkurtra dhe me vëth në veshë. Madje për këtë mënyrë prezantimi, unë kam bërë një batutë e cila pastaj u kthye në kritikë sepse z,Rama u ankua te z.Nano. Batuta ishte me idenë se z.Nano i thashë se isha i pakënaqur me mënyrën si u prezantua Rama në Kryeministri dhe bëra një batutë për pantallonat e shkurtra të z.Rama. Por z.Nano tha se pikërisht për mënyrën e tij speciale si shfaqej z.Rama e kishte marrë dhe nga Parisi për ta futur në qeveri”, - ka treguar z.Islami.

r.b/NOA

Lexoni gjithashtu:

Moisiu: Nano ka kontribut në demokraci, por s'ka pse pretendon për President

Harasani: Unë, kundër përjashtimit të themeluesve të PS

Përjashtimi, Islami rendit pse-të: Diktati i Ramës po shkatërron PS

KOMENTE