Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur flet Venecia, fajtorët duhet të... flasin
English

Kur flet Venecia, fajtorët duhet të... flasin

" Vijoi braktisjen e Parlamentit, paralizoi plotësisht komunikimin politik, duke pezulluar kësisoj demokracinë. Ndonëse pikëpamjen e saj e mbështetën zoti Kukan, Kantrimen apo eksponentë të tjerë ndërkombëtarë, opozita ngeli pa shpresë. Të cilën, le ta themi hapur, ia vrau Kryeministri. Sikur ai të mbështeste qartë dhe pa retushe idenë e opozitës që fatin e zgjedhjeve ta vendoste Venecia, do të na kishte kursyer shtatë muaj krizë dhe mbase do të kishte firmosur në Bruksel për statusin e vendit kandidat"...

Nga Arjan Vasnjari

Menjëherë pas 8 Majit, në një editorial të MAPO-s, këmbëngulja që opinioni i Komisionit të Venecias për statusin juridik të votave “të gabuara” do të ishte e vetmja zgjidhje racionale për të shmangur kolapsin institucional ku rrezikonim të hynim. Ideja merrte shkak, përveç të tjerash, edhe sepse e një mendjeje për çështjen ishte edhe opozita. Si e “dëmtuara” e procesit, brenda të drejtës së saj demokratike, ajo pat deklaruar se e vetmja instancë së cilës ajo do t’i nënshtrohej do të qe opinioni i Komisionit të Venecias. Mirëpo, gjërat rrodhën ashtu si rëndom rrjedhin këtu. Përmes artificiesh politiko-juridike opozitës iu sabotua kjo e drejtë, sistemi hyri në një krizë totale dhe pasojat degjeneruan te refuzimi i statusit për vendin kandidat në BE. Tani, pasi Venecia e publikoi konsideratën e saj mbi votat “e gabuara” dhe procedurën, është mirë që ndonjë bilanc të bëhet. Sepse, jo vetëm na kushtoi shumë shtrenjtë, por edhe sepse ky është shansi i artë që palët, më në fund, të aktivizojnë fakultetet e tyre morale. Janë fajtore (sipas pjesës që u takon) dhe duhet të flasin!

Mazhoranca e para! Sali Berisha ka qenë gjithmonë një fan i Komisionit të Venecias. Dhe ka mëtuar ta shpallë vend e pa vend këtë pasion. Por, deri para 8 Majit veç! Në kohën kur opozita endej rrugëve me pretendimin e hapjes së kutive të zgjedhjeve të 2009-s, Kryeministri u tregonte përditë të njëjtën sinjalistikë: “Drejtojuni Komisionit të Venecias”. Pas 8 Majit, o nga kompleksi (absurd) se kishte konsumuar një faj duke numëruar votat “gabim”, o nga dyshimi (absurd) se Komisioni i Venecias mund të shprehej kundër procedurës së numërimit të atyre votave, Kryeministri, siç i pëlqen stilistikisht të thotë, “heshti si fija e barit”. Megjithatë, përmes makinerisë së tij të propagandës, ai përpunoi opinionin (absurd) mbi pamundësitë juridiko-politike që Venecia të implikohej në çështjen e votave të kontestuara. E gjendur përballë këtij muri skandaloz refuzimesh, opozita nuk kishte alternativë tjetër, përveçse të bëhej irracionale. Vijoi braktisjen e Parlamentit, paralizoi plotësisht komunikimin politik, duke pezulluar kësisoj demokracinë. Ndonëse pikëpamjen e saj e mbështetën zoti Kukan, Kantrimen apo eksponentë të tjerë ndërkombëtarë, opozita ngeli pa shpresë. Të cilën, le ta themi hapur, ia vrau Kryeministri. Sikur ai të mbështeste qartë dhe pa retushe idenë e opozitës që fatin e zgjedhjeve ta vendoste Venecia, do të na kishte kursyer shtatë muaj krizë dhe mbase do të kishte firmosur në Bruksel për statusin e vendit kandidat. Nuk e mbështeti atë pretendim demokratik të opozitës, prandaj është fajtor! Dhe duhet të ketë kurajën të flasë për këtë.

Me opozitën çështja është disi e ndryshme. Pas deklarimit të opinionit të Komisionit të Venecias, të krijohet përshtypja se asaj i është kthyer në një nevojë subkonshe të qenit fajtore. U bënë kaq ditë që Venecia e ka thënë qartë opinionin mbi vlefshmërinë juridike të votave të kontestuara të 8 Majit dhe procedurën për numërimin e tyre, e megjithatë Edi Rama dhe hierarkë të tjerë pas tij vazhdojnë të pluskojnë në retorikën e “opozitës së vjedhur”. Dhe ky është një faj jo më pak serioz se refuzimi i mësipërm që atij i bëri Kryeministri. A donte opinionin e Venecias mbi korrektesën ligjore të votave “gabim”? Ja ku e ka! Venecia foli: nuk ekziston koncepti votë “e gabuar”, ekzistojnë vetëm konceptet votë e vlefshme dhe e pavlefshme; si dhe: mes vullnetit dhe procedurës, përparësinë e ka vullneti. Ato që opozita i kontestoi më 8 Maj ishin vota të vlefshme dhe me të drejtë u skeduan përmes procedurës si të tilla. Pikë! Pas kësaj, çdo përpjekje për të mbajtur gjallë kolerën kundër pushtetit që “vodhi zgjedhjet” nuk është gjë tjetër përveçse një faj politik, një strategji tensioni permanent, që helmon psikikën e shoqërisë. Mbase Edi Ramës i janë vjedhur zgjedhjet, por kjo nuk ka të bëjë me vota“ e gabuara” apo çështjet e procedurës. Këtë ai duhet të ketë kurajë dhe ta thotë. Sepse pikërisht këtë tha edhe Venecia, së cilës ai premtoi se do t’i nënshtrohej kur ajo të fliste.

Megjithatë, sinqerisht, flasin apo nuk flasin fajtorët pasi foli Venecia, është një problem relativ. Madje mund të jetë edhe naiv në qëllim, përderisa lidhet me atë që u tha në fillim, pra me kapacitetin e tyre për të aktivizuar kriteret morale. Dhe duke pasur dyshime të thella nëse i kanë apo jo ato kritere, detyrohemi që të kujtojmë vetëm pasojat e fajit. Të cilat dhembin aq shumë sa, nuk na i shqit njeri nga mendja, flasin apo nuk flasin fajtorët.

"Mapo"

KOMENTE