Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leje ndërtimi me dokumente të falsifikuara, burg e gjobë
English

Leje ndërtimi me dokumente të falsifikuara, burg e gjobë

Vlorë, 21 dhjetor 2011, NOA- Një sipërfaqe toke prej 500 metër katrorë në lagjen “24 maji” në qytetin e Vlorës, ka çuar mbas hekurave dhe ka gjobitur Strati Xhelilin nga Dukati.

Burime zyrtare nga Prokuroria thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se regjistrimi i kësaj sipërfaqe dyshohet se është kryer duke mashtruar zyrtarët shtetëror duke përdorur dokumentacion të falsifikuar për marrjen e lejes së ndërtimit.

Lidhur me këtë rast ditën e sotme është dhënë vendimi i Gjykatës së Vlorës, ku Xhelili u shpall fajtor për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ai u cilësua fajtor edhe për veprën tjetër penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”, ku nga të dyja veprat u dënua me 5 vjet burg dhe 2 milionë lekë gjobë.

Mësohet se dokumentet për të marrë leje ndërtimi në emër të tij dhe vërtetimet për sheshin e ndërtimit u konsideruan të falsifikuara dhe iu dërguan institucioneve përkatëse për ndryshimet dhe shënimet në dokumentet e deklaruara të falsifikuara.

a.y/NOA

KOMENTE