English

Parashikimi i motit për 22 dhjetor 2011

Tiranë, 21 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të mbetet në kushte të motit të ftohtë pasi temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që reshjet e dëborës të përfshijnë 80 % të territorit. Më problematike situata do të jetë në jug dhe juglindje të vendit pasi reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë më të dendura. Nuk përjashtohet mundësia e flokëve të dëborës edhe në kryeqytet.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të intensitetit të reshjeve por sërish të rrezikuar mbeten zonat Lindore të vendit ndërsa pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët por i ftohtë. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të largohen nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës, më e ndjeshme rënia do të jetë në vlerat maksimale.

Era do të fryjë e fortë si në tokë edhe në det me shpejtësi 57 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, me problematike era do të paraqitet në veri të vendit ndërsa dallgëzimi do të arrijë deri në 5 apo 6 ballë.

Europa

Edhe nesër Europa perëndimore, Europa verilindore dhe ajo Qendrore do të karakterizohen nga vranësira dhe reshjet e shiut dhe të dëborës por me intensitet të ulët. Reshje më të dendura shiu e dëbore do të përjetojnë vendet e Europës Qendrore dhe Zona e Alpeve. Ndërsa problematike situata do të mbetet në Gadishullin e Ballkanit dhe Italinë Jugore pasi vranësirat do të pësojë fuqizim ndikuar nga zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik duke bërë që reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Reshje të konsiderueshme shiu dhe dëborë do të ketë sidomos në Ballkanin Juglindor. Në këto rajone do të ketë sërish rënie të temperaturave në të dy vlerat duke bërë që në pjesën më të madhe të Ballkanit të ketë dëborë dhe ngrica në akset rrugore. Ndërsa Europa Lindore dhe Europa Jugperëndimore do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Juglindor alarmon reshje shiu dhe dëborë të dendur

- Zona e Alpeve rrezikohet nga dëbora e dendur dhe stuhi të forta ere

- Greqia dhe Turqia do të rrezikohen për shira të konsiderueshëm

a.y/NOA

KOMENTE