Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pastrim parash, Fier, sekuestrohen pronat e trafikantit shqiptar
English

Pastrim parash, Fier, sekuestrohen pronat e trafikantit shqiptar

Fier, 21 dhjetor 2011, NOA – Në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Fierit finalizuan operacionin policor të koduar “Lotari e rreme”, duke vendosur në sekuestro pronat dhe llogaritë bankare të 60-vjeçares Teferi Nuri Hamzaraj, asete që në total përllogariten në vlerën rreth 650 mijë euro, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Policia e Shtetit bën me dije se janë sekuestruar të gjitha pronat dhe llogaritë bankare të Teferi Hamzaraj, nga cakrani i Fierit, nëna e një trafikanti në Angli, i cili paratë e përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike i ka investuar në Shqipëri.

Sipas policisë nga një hetim intensiv rezultoi se djali i shtetases Teferi Hamzaraj, konkretisht shtetasi Fatos Xhavit Hamzaraj, 29 vjeç, rezident në Angli, është arrestuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në këtë shtet, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë hetimit rezultoi se Fatos Hamzaraj, për një periudhë prej rreth tre vjetësh, të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme nga trafiku i lëndëve narkotike, i ka transferuar tek familjarët e tij në Shqipëri, përmes transfertave bankare dhe para kesh.

Familjarët e tij janë munduar t’i justifikojnë si para të ligjshme dhe t’i investojnë në biznese, bar kafe, karburant, apartamente, palestër, etj.

Fatos Hamzaraj është arrestuar në Angli për pastrim të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të operacionit “Lotari e rreme” janë sekuestruar deri më tani:

Një apartament me sipërfaqe 120 metër katrorë në qytetin e Fierit, pronë e shtetases Teferi Hamzaraj,

Një sipërfaqe trualli 782 metër katrorë në komunën Cakran,

Një pikë karburanti në komunën Cakran me sipërfaqe 150 metër katrorë,

Disa garazheve, një palestër, një bar Kafe, si dhe të gjitha pajisjet e ndodhura në këto aktivitete.

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Sektori kundër Pastrimit Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetime intensive për dokumentimin e të gjithë aktivitetit të tij kriminal.

mit/NOA

KOMENTE