Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplasje zinxhir e 20 makinave në rrugën Prishtinë-Pejë
English

Përplasje zinxhir e 20 makinave në rrugën Prishtinë-Pejë

Prishtinë, 21 Dhjetor 2011 - Rreth 20 automjete të ndryshme janë përfshirë në një aksident të rëndë zinxhiror komunikacioni, në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në afërsi të rrugës për në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë plagosur të paktën 15 persona, kryesisht me lëndime të lehta trupore.

Aksidenti ka ndodhur në të dy anët e rrugës së Urës së Madhe. Në njërën anë një autobus është përplasur me një kamion, ndërsa në anën tjetër të rrugës disa makina kanë goditur njëra-tjetrën në mënyrë zinxhirore.

Nga ky aksident kolonat e automjeteve kanë bllokuar komunikacionin, ndërsa gjatësia e tyre ka arritur deri në 3 kilometra, raporton Koha në Prishtinë.

Më shumë se 4 ambulanca kanë transportuar të lënduarit, ndërkohë që policia është impenjuar në zhbllokimin e qarkullimit.

KOMENTE
  • Agim Sertolli09:55 - 21 Dhjetor 2011
    e vertet qe ka pasur aksident zingjiror fatmirsisht pa fatalitet vetem deme materiale dhe kan qen te perfshira plot 13 makina,si pasoj e mos kujdesjes se ngasesve.