Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i FMN: Shqipëria po preket nga kriza, borxhi në rrezik
English

Raporti i FMN: Shqipëria po preket nga kriza, borxhi në rrezik

Nju Jork, 21 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani - Rënia e ndjeshme e eksporteve në gjashtë vende të Europës Juglindore, ndër të cilat edhe Shqipëria, janë shenjat e para të krizës globale mbi vendet e ballkanit perëndimor. Kështu thekson në raportin e tij më të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

FMN thotë se vende si Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë shfaqur së fundmi pamundësi për të financuar borxhin e jashtëm, defiçitin buxhetor dhe atë tregtar, një tregues ky i pasojave të krizës financiare globale.

Në raport theksohet gjithashtu se varësia e ekonomive të këtyre vendeve nga kapitali i huaj ka bërë që efektet e krizës globale të japin ndikimin në shumë sektorë, duke prekur në mënyrë direkte financimin nga qeveria të projekteve, që kanë të bëjnë me shpenzimet publike.

Një tjetër tregues i panikut, që ka mbërthyer këto vende, sipas FMN-së, është edhe fenomeni në rritje i tërheqjes nga bankat e nivelit të dytë të dopozitave në valutë të huaj.

Ndonëse Shqipëria përmendet si një nga vendet me tregues pozitiv të rritjes ekonomike, që prej vitit 2009, parashikimet për ecurinë e ekonomisë shqiptare muajt e ardhshëm janë të zymta.

Kjo për shkak të situatës në vendet e eurozonës.

Raporti thotë se “gjashtë vendet e sipërpërmendura do të shënojnë ulje mëtejshme të eksporteve, ndërkohë që shton se, presioni për të mbajtur në nivelin e kërkuar borxhin publik do të frenojë edhe më shumë ritmet e rritjes ekonomike”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si një vend të besueshëm për investitorët e huaj, por thekson se në vitin 2007, Shqipëria regjistroi nivele shumë të larta të defiçitit tregtar dhe borxhit publik. Raporti thotë se shumë shpejt edhe Shqipëria e Kroacia mund të ndjekin shembullin e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovines, duke marrë masa drastike për shkurtimin e shpenzimeve dhe shtim të taksave.

mit/NOA

KOMENTE
  • cuniny15:52 - 21 Dhjetor 2011
    Ku e more ke Top-Channeli ,se ato ven kshu gjona ?!?!