Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Popullit, Wollfarth përshëndet kompromisin pozitë-opozitë
English

Avokati i Popullit, Wollfarth përshëndet kompromisin pozitë-opozitë

Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA – Miratimin me konsensus nga Kuvendi të kandidaturës së Igli Totozanit në postin e Avokatit të Popullit e përshëndeti edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Ky është një hap madhor përpara në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të keni tashmë mbështetje më të fortë në përballjen me veprimet e parregullta të administratës zgjedhore”, tha Wollfarth, në një deklaratë për shtyp.

Ambasadori i OSBE-së ka bërë thirrje për plotësimin e vendit bosh të Avokatit të Popullit, që prej fillimit të punës së tij në Shqipëri, në vitin 2010, andaj ai u shpreh pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit se “Është për t’u përgëzuar që shumica qeverisëse dhe opozita arritën një kompromis për këtë emërim të rëndësishëm”, shtoi ai.

“Votimi konsensual i sotëm tregon se si dialogu mes dy blloqeve kryesore politike mund të japë rezultate në dobi të popullit të Shqipërisë”, theksoi Wollfarth duke garantuar se Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të vijuar mbështetjen për Zyrën e Avokatit të Popullit.

Kandidatura e Igli Totozanit u votua me votim të fshehtë në Parlament duke marrë 127 vota pro dhe 2 vota kundër.

Igli Totozani zë vendin bosh të lënë nga Avokati i mëparshëm i Popullit, Ermir Dobjani, mandati i të cilit përfundoi mëse një vit më parë.

mit/NOA

KOMENTE