English

Celularët, ofrohen nga sot deri më 26 dhjetor, shkarkime falas

Nju Jork, 23 Dhjetor 2011, NOA – Garë në zhvillimin e aplikacioneve për iPad, iPhone dhe iPod Touch në prag të Krishtlindjeve, ku me mijëra aparatura të kompanisë gjigande të Apple do të dhurohen dhe njëkohësisht do të hapet një garë e vërtetë në shkarkimin e sa më shumë aplikacioneve.

Mes 23 dhe 26 dhjetorit të vitit 2010 janë shkarkuar 240 milionë aplikacione për aparaturat e Apple, 20% i totalit.

Zhvilluesit e aplikacioneve për produktet Apple duhet thënë se i kanë mbaruar testet për t'u përballur me të tillë fluks shkarkimesh që gjatë kësaj periudhe, nga 23 dhjetori e deri më 26 pritet të jetë edhe më i lartë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE