Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gerti Bogdani te njësia 10, dhurata fëmijëve
English

Gerti Bogdani te njësia 10, dhurata fëmijëve

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA- Fëmijët e njësisë bashkiake numër 10 së bashku me prindërit u bënë pjesë e një koncertit festiv me rastin e festave të fundvitit.

Ky aktivitet u organizua nga ish-drejtuesi i kësaj minibashkie, aktualisht deputet në kampin e demokratëve Gerti Bogdani në bashkëpunim me kryetarin aktual të njësisë bashkiake nr. 10, Blendi Fuga, dhe nxënësit e tre shkollave 9-vjeçare.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Plaku i Vitit te Ri, i cili solli dhurata për 530 fëmijë të njësisë 10.

Në fjalën përshëndetëse, deputeti Bogdani tha se “Është një kënaqësi e veçantë që mblidhemi përsëri së bashku si komunitet i njësisë 10. Sidomos në prag të festave të fundvitit. Ky aktivitet është vazhdimi i traditës që tashmë kemi vendosur si komunitet i njësisë 10 dhe mbi të gjitha për fëmijët e njësisë 10.”

Ky aktivitet festiv është kthyer në traditë prej disa vitesh, ndërsa me këtë rast interpretuan valle, këngë e vjersha fëmijë nga shkollat 9-vjeçare “Avni Rustemi”, “Konferenca e Pezës” dhe “Dora D’Istria”.

a.y/NOA

KOMENTE