Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza bën një pushim të shkurtër Krishtlindjesh
English

Kriza bën një pushim të shkurtër Krishtlindjesh

"Presionit të vendeve me borxhe të larta që të blihen hua shtetërore të tjera duke i financuar kështu shtetet përmes shtypjes së kartëmonedhave, megjithatë presidenti i BQE nuk ka ndërmend t'i lëshojë pe. Ky nuk është mjet efikas kundër krizës”, u tha Draghi parlamentarëve në Bruksel. Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord të hënën që ta garantojnë funksionimin e Fondit të përhershëm Europian të Shpëtimit, ESM, brenda gjashtë muajve.

Nga Bernd Riegert

Ministrat e Financave të BE-së nuk i mblodhën kreditë e deklaruara për FMN. Shefi i BQE, Draghi paralajmëron për rreziqe të mëdha në eurozonë. Në janar kërcënon të vijë ora e së vërtetës. Më 9 dhjetor, kryetarët e shteteve dhe të qeverive patën ngarkuar ministrat e tyre të Financave që të mbledhin rreth 150 miliardë euro premtime bilaterale kredish për Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilat përmes Uashingtonit do të përdoren për stabilizimin e eurozonës. Kjo duhej të ndodhte brenda dhjetë ditësh. Ky afat i vetëcaktuar tani ka skaduar. Nuk ka ndodhur shumë. Ministrat e Financave të Europës mundën të konstatojnë në një konferencë telefonike vetëm që Britania e Madhe nuk do të bashkohet me ta dhe se banka kompetente në Gjermani, Banka Federale, ende lëkundet. Gjithsesi, Çekia, Polonia dhe Suedia dhanë premtime, megjithëse nuk janë anëtare të bashkimit monetar.

Kryetari i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, pohoi pas konferencës telefonike se 150 miliardë eurot janë premtuar sërish, pa përmendur shifra konkrete. Banka Federale, e cila e përfaqëson Gjermaninë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, vazhdon të ketë vështirësi me premtimet që ka bërë ministri Federal i Financave, Ëolfgang Schäuble, në konferencën telefonike. Presidenti i Bundesbankës, Jens Ëeidmann bëri të ditur se nuk ka nevojë të marrë vendime me shpejtësi. Afati që i kishin vënë vetes kryetarët e shteteve dhe të qeverive, ndërkohë paraqitet si i parëndësishëm edhe në Bruksel, në Komisionin Europian. Banka Federale, u shpreh Ëeidmanni, do t'i paguajë kredi në shumën 45 miliardë euro FMN-së vetëm, kur të bëhet e qartë se do të marrin pjesë edhe pjesëmarrës të FMN-së jashtë Evropës. SHBA i refuzuan kreditë e reja, në një kohë që Rusia premtoi se do të japë kredi. Paralajmërime të ashpra nga ruajtësit e monedhës europiane. Në një kohë që ministrat e Financave ende po bënin negociata në konferencën e tyre telefonike, Banka Qendrore Europiane publikoi paralajmërime të errëta, veçanërisht për tremujorin e parë të vitit 2012. Pas pushimeve të Krishtlindjeve, vendet e futura thellë në borxhe të eurozonës kanë nevojë për 200 miliardë euro kapital të freskët, për të eliminuar kreditë e vjetra shtetërore dhe për të rifinancuar nevojat e tyre.

BQE paraqiti në Frankfurt mbi Main analizën e saj të stabilitetit për 17 shtetet anëtare të eurozonës. Në të mund të lexosh ndër të tjera se presioni ndaj sistemeve financiare, tregjeve dhe bankave është më i madh se ai pas kolapsit të Lehmann Bank-ës në vitin 2008. E shoqëruar nga perspektiva që Europa mund të rrëshqasë vitin e ardhshëm në recesion ekonomik, rreziqet për stabilitetin e eurozonës janë të larta, u bë e ditur nga BQE. Megjithatë, shefi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi tha gjatë një ore pyetjesh të hënën (19.12.11) në Parlamentin Europian në Bruksel, se ai nuk e konsideron të mundur që bashkimi monetar të shpërbëhet. "Euroja është e pakthyeshme", - tha Draghi. “Synimi që brenda BE-së të krijohet një pakt fiskal vërtet funksionues pa Britaninë e Madhe, u regjistrua shumë pak nga tregjet, tha më tej Draghi. Presionit të vendeve me borxhe të larta që të blihen hua shtetërore të tjera duke i financuar kështu shtetet përmes shtypjes së kartëmonedhave, megjithatë presidenti i BQE nuk ka ndërmend t'i lëshojë pe. Ky nuk është mjet efikas kundër krizës”, u tha Draghi parlamentarëve në Bruksel. Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord të hënën që ta garantojnë funksionimin e Fondit të përhershëm Europian të Shpëtimit, ESM, brenda gjashtë muajve.

Gjermania është e gatshme që ta paguajë pjesën e saj të kapitalit në ESM të gjithën brenda vitit 2012, ka bërë të ditur ministri Federal i Financave, Ëolfgang Schäuble, në intervista të ndryshme. Kjo shumë do të ishte 21 miliardë euro, para të cilat ishin parashikuar deri tani që të paguheshin me këste në buxhetet federale të vitit 2013. Në Bruksel, presidenti i Këshillit, Herman van Rompuy po punon aktualisht në një projekt për marrëveshjen e Bashkimit Fiskal, në të cilin pritet të marrin pjesë të gjitha shtetet e BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe. Një kopje e parë e marrëveshjes mund të paraqitet që në fund të janarit ose në fillim të shkurtit, në një takim të posaçëm të shefave të shteteve dhe të qeverive në Bruksel. Marrëveshja duhet të nënshkruhet në mars dhe të hyjë në fuqi që në verë.

NOA

KOMENTE