English

Kriza në Greqi, muzetë mbyllur për Krishtlindje

Athinë, 23 dhjetor 2011, NOA- Muzetë dhe vendet arkeologjike do të qëndrojnë mbyllur në gjithë Greqinë për festën e Krishtlindjeve.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, shkak për këtë është bërë një grevë 48 orëshe, në datat 24 dhe 25 dhjetor, e deklaruar nga sindikata pan-helene e gjithë punonjësve të objekteve antike.

Greva do të përfshijë sektorin e muzeve, dhe vende të tjera që paraqesin interes artistik dhe arkeologjik për turistët.

Shkak për këtë mësohet të jenë bërë masat e marra për krizën me të cilën po përballet vendi si dhe fakti se prej më se dy muajsh punëtorët nuk kanë marrë rrogën.

a.y/NOA

KOMENTE