Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Institucionet të marrin masa për fluksin e emigrantëve gjatë festave
English

LSI: Institucionet të marrin masa për fluksin e emigrantëve gjatë festave

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar sot nga institucionet që të marrin masa për të përshpejtuar shërbimet për emigrantët shqiptarë që kthehen në vend për festat e fundvitit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha sotnjë konferencë për mediat, se institucionet përgjegjëse në pikat doganore duhet të shërbejnë me profesionalizëm për të përballuar fluksin e shqiptarëve që kthehen në atdhe.

“Radhët e gjata duhet të jenë në vëmendje të institucioneve që kanë në varësi këto shërbime. Tëheq vëmendjen që për shkak të kësaj situate të krijojnë lehtësi dhe kushte më të favorshme për të përshpejtuar ritmin e shërbimit të emigrantëve shqiptarë”, tha sot Rama.

Përfaqësuesi i LSI-së i ka bërë thirrje shërbimeve të policisë dhe atyre të gjendjeve civile që të kenë në vëmendje shërbimin e qytetarëve.

“Tërheq vëmendjen për shërbimet e policisë kufitare dhe të qarkullimit rrugor e doganor dhe gjëndjes civile që të kenë në vëmendje qytetarët shqiptarë të ofrojnë lehtësi dhe të bëhen shërbimet sa më shpejt dhe me korrektësi maksimale” tha Luan Rama.

a.k/NOA

KOMENTE