Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Benedikti XVI flet në funeralin e Vaclav Havel
English

Benedikti XVI flet në funeralin e Vaclav Havel

Papa: Vaclav Havel ishte mbrojtës guximtar i të drejtave të njeriut

Pragë, 24 Dhjetor 2011 NOA -Afërsia e Papës Benediktit XVI në dhimbjen e Kombit çekë për vdekjen e ish presidentit Vàclav Havel është shprehur në një telegram drejtuar presidentit Vàclav Klaus.

Teksti është lexuar nga kardinali Giovanni Koppa, përfaqësues personal i Benediktit XVI në ceremoninë e funeralit kremtuar dje paradite më 23 dhjetor, në Katedralen e Shën Vitos në Pragë.

Vaclav Havel i mbrojti me guxim të drejtat e njeriut, në një kohë kur popullit çek i mohoheshin sistematikisht.

Kështu shkruan Benedikti XVI në një telegram ngushëllimi, në të cilin kujton figurën e liderit të “Revolucionit të kadifenjtë”, që ndërroi jetë të dielën e kaluar, në moshën 75 vjeçare.

Papa ishte shpirtërisht pranë të gjithë atyre që, sot paradite, u mblodhën në Katedralen e Shën Vitos, në Pragë, për salikimet solemne të burrit të shtetit e shkrimtarit të shquar çek.

Benedikti XVI nënvizon udhëheqjen vizionare të Vaclav Havelit për formimin e sistemit të ri demokratik, pas shembjes së regjimit komunist dhe falënderon Zotin për lirinë, që gëzon sot populli i Republikës çeke.

Mesazhi i Papës u lexua nga ish-nunci apostolik, kardinali Giovanni Kopa, gjatë funeralit të shtetit të atij, që ishte themeluesi i lëvizjes për të drejtat civile e njerëzore “Karta 77”, i fundmi president i Çekosllovakisë e i pari i Republikës çeke.

Mesha e dritës u kremtua dje paradite, në katedralen e Pragës, kushtuar Shenjtorëve Vito, Vençeslao e Adalberti.

Liturgjinë e kryesoi kryeipeshkvi i qytetit, kryetari i Konferencës ipeshkvnore çeke, imzot Dominik Duka, shok qelie i Havelit në burgun famëkeq të Pizenit, ku prifti e shkrimtari ishin vënë në pranga si kundërshtarë të rreptë të regjimit komunist. Gjatë homelisë, kryeipeshkvi kujtoi se ëndrra më e dashur e Havelit ishte që e vërteta e dashuria të fitonin mbi gënjeshtrën e mbi urrejtjen. E për ta bërë realitet këtë ëndërr të bukur, ai nuk kurseu asgjë: vuri në themel të së vërtetës e e të lirisë, penën e jetën.

Në Meshën e dritës, në të cilën bashkëkremtoi edhe ipeshkvi ndihmës i Pragës, Vaclav Mali, morën pjesë 12 presidentë, tre Princa e rreth 30 delegacione të huaja që, në mesditë, duke u bashkuar me 10 milionë e gjysëm çekë, mbajtën një minut heshtje, ndërsa të gjitha këmbanat e kishave, duke rënë përnjëherësh, e mbushën atmosferën me tingujt e tyre të përmortshëm.

Pas ritit solemn, përfunduar me këngën e lashtë liturgjike për nder të Shën Vençeslaut, në të cilën kujtohen emrat e të gjithë pajtorëve të kombit çek, një çast përkujtimor, gjatë të cilit folën disa nga autoritetet e pranishme. Pasdite, lamtumira e fundit nga familjarët, në krematorin e Pragës.

Dita e tretë dhe e fundit e zisë kombëtare, me të cilën u bashkua edhe Sllovakia, e prandaj Requiem u shqiptua si në çekisht, ashtu edhe në sllovakisht, përfundoi me një koncert për nder të liderit të vdekur, urna me hirin e të cilit do të varroset në varrin e familjes.

KOMENTE