Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Besimtarët shqiptarë kremtojnë lindjen e Krishtit
English

Besimtarët shqiptarë kremtojnë lindjen e Krishtit

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA – Ashtu si biliona njerëz në mbarë botën edhe besimtarët e krishterë shqiptarë, katolikë e ortodoksë prej pasmesnatës së 24 dhjetorit dhe në agimin e 25 dhjetorit e mandej kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit të Nazaretit, që erdhi si fjala hyjnore e Zotit për të shpëtuar njerëzimin dhe për ta kthyer në rrugën e Perëndisë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Nata e shenjtë e Krishtlindjes është festa më e bukur për besimtarët e krishterë, të cilët të veshur me ngjyrën e festës, të kuqen, mblidhen në Katedrale e Kisha për të uruar ardhjen në jetë të të birit të Zotit, në Betlehem.

Mijëra besimtarë katolikë mblidhen në mesnatë pranë katedrales “Shën Pali” në Tiranë dhe kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit përmes meshës së Krishtlindjes, duke kënduar dhe uruar më pas familjarët e të afërmit e tyre për më shumë paqe, dashuri dhe gëzim e shpresë për të ardhmen.

Ndërsa, besimtarët ortodoksë pas ndezjes së qirinjve gjatë natës së shenjtë, agimi i 25 dhjetorit i gjen duke kënduar dhe dëgjuar meshën e lindjes së Krishtit të mbajtur nga kryepeshkopi Janullatos në Kishën Autoqefale.

Lindja e Jezu Krishtit kremtohet në mbarë botën si dita e shenjtë e shpresës, dashurisë njerëzore dhe paqes e mirësisë në botë.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos në vigjilje të Krishtlindjes uroi të gjithë besimtarët e krishterë për lindjen e Krishtit: “Perëndia u shfaq në mish”. Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi themelor i të kremtes së madhe që feston sot bota e krishterë. Madje edhe mendja më e guximshme nuk e kishte përfytyruar se “vetë Perëndia i paafrueshëm dhe i pakapshëm do të merrte natyrën njerëzore dhe do të shfaqej në mish”. Për logjikën klasike, diçka e tillë i takon sferës së të pamundurës. Pikërisht, këtë kapërcim të së pamundurës nga ana njerëzore festojmë sot me madhështi”, u shpreh kryepeshkopi Janullatos.

Duke i bërë thirrje besimtarëve ta gëzojmë lindjen e Krishtit pavarësisht realitetit të ashpër që përjetojnë.

“Biri dhe Fjala e Perëndisë u bë njeri, hyri në historinë njerëzore. Liria e Perëndisë nuk njeh cak. Po ashtu dhe dashuria e Tij, që është cilësia e Tij thelbësore. Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne. Biri dhe Fjala e Perëndisë, duke marrë trupin njerëzor shfaqi njëkohësisht vlerën e pashtershme dhe rëndësinë unikale që ka kjo krijesë e Tij e mrekullueshme. Dhe zbuloi se qëllimi final i njeriut është të bëhet banesë e Perëndisë. Me bërjen e Tij njeri, Krishti shfaqi dinamikën e lirisë dhe të dashurisë së Perëndisë personal, e pakapshme kjo për mendjen e njerëzore. I vendosi marrëdhëniet njerëzore me Atë mbi një bazë të re”, nënvizoi Janullatos në mesazhin e tij.

Edhe Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita në mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë dhe të krishterë u shpreh se të kremtosh Krishtlindjen do të thotë të përjetosh urën tënde historike si një urë takimi me Krishtin, dritën e Zotit dhe mirësinë e shpresën.

“Sot shoqëria shfaqet e kërcënuar në një farë mënyre nga varfëria, nga mungesa e një projekti të besueshëm, të pranuar njëzëri për një të ardhme të qëndrueshme nga pasiguria e një mirëqenie të arritshme për të gjithë. Të kremtosh Krishtlindjet do të thotë ta përjetosh urën tënde historike si urën e takimit me Krishtin një takim që i sjell jetës dritë, gëzim dhe shpresë. Qofshin këto Krishtlindje një mundësi e gëzueshme për të gjithë njerëzit për të takuar Zotin e tyre të vërtetë, e për të përjetuar gëzimin e pafund që sjell ky takim! Uroj nga Zemra Krishtlindje të gëzuara e një Vit të Ri të bekuar”, uroi Imzot Rrok Mirdita.

Ndërkohë, mijëra pelegrinë nga mbarë bota kanë mbërritur në Betlehem për të festuar lindjen e Jezu Krishtit, në natën e shenjtë që kulmon me meshën në Katedralen e Lindjes së Krishtit.

mit/NOA

KOMENTE