Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Zymberi, heroi i vulosur në argjend
English

Enver Zymberi, heroi i vulosur në argjend

"Ajo kësaj radhe zgjodhi të promovonte, heroin tonë më të ri, Enver Zymberin të lindur më 3 prill të vitit 1979 në një familje atdhedashëse shqiptare, nga fshatin Dubovc afër Vushtrrisë. Ai që në moshën 19 vjeçar ishte angazhuar edhe në luftë për lirin e Kosovës si pjesëtar i UÇK-së, dhe ushtar në brigadën 138 “Agim Ramadani”....

Nga Gani Qarri

Në shenjë nderimi dhe respekti për Heroin më të ri të Kosovës Enver Zymberi, me rastin e 5 mujorit të rënies së tij në krye të detyrës”,Postë-Telekomi i Republikës së Kosovës,në edicionin e 75-të filatelisë postare, përjetësoi emrin e tij edhe në filatelinë e shtetit,duke përuruar pullën e re postare me pamjen e heroit tonë më të ri.

Duke pranuar si dhuratë fotografin e të birit,"vulosur" me argjend në pamjen e pullës postare, Babai i policit hero, Muharrem Zymberi u shpreh se një akt i tillë,nuk ishte nder vetëm për Familjen e heroit, por për të gjithë policët e shtetit. Ndaj ashtu siç ndjen familja krenari, të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen krenar,sepse djali i tyre me veprën dhe heroizmin e treguar u bë i pavdekshëm ,duke dëshmuar se nuk i takonte vetëm familjes por gjithë Kosovës.

Është për tu përshëndetur edhe puna e madhe e Filatelisë së Post Telekomit të Kosovës,e cila bëri një vepër të madhe dhe me shumë përkushtim në punën e saj 11 vjeçare, duke promovuar përmes pamjeve të pullave postare, jo vetëm trashëgiminë tonë historike e kulturore, por edhe heronj e personalitete të shquara kombëtare.

Ajo kësaj radhe zgjodhi të promovonte, heroin tonë më të ri, Enver Zymberin të lindur më 3 prill të vitit 1979 në një familje atdhedashëse shqiptare, nga fshatin Dubovc afër Vushtrrisë. Ai që në moshën 19 vjeçar ishte angazhuar edhe në luftë për lirin e Kosovës si pjesëtar i UÇK-së, dhe ushtar në brigadën 138 “Agim Ramadani”.

Pas përfundimit të luftës,që nga vitit 2000 ishte angazhuar në policinë e Kosovës,si pjesëtar i gjeneratës së dhjetë të saj, duke kryer detyra me rëndësi për tu dalluar edhe si pjesëtar i njësiteve speciale ROSU- të shtetit deri në rënien e tij heroike para 5 muajsh,me 25 korrik të vitit 2011, në aksionin për çlirimin e pikave të uzurpuara kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit nga bandat kriminale serbe.

Enver Zymberi, thirrjes së Atdheut për çlirimin e trojeve tona iu përgjigj me devotshmëri duke u bërë përçues i denjë i amaneteve çlirimtare të heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Edhe pse vuajtjet e plagëve të pa mbyllura të këtij populli,ende vazhdojnë,ai me heroizmin e treguar hyri në përjetësinë e pa harruar të heronjve duke u bërë zë i pa shuar në thellësitë e historive madhështore kombëtare dhe këngë e pa ndaluar përjetshëm në legjendat moderne të kohëve tona.

Veprat heroike të këtij polici trim dhe patriot, lënë gjurmë të pashlyera në historitë tona atdhetare,për çlirimin e pjesëve të okupuara të atdheut. Histori më vete ishte edhe kapja e pikave të "pa arritshme" kufitare,duke kaluar mes përmes tokës së "ndaluar" për shtrirjen e shtetësisë sonë edhe në këtë pjese të vendit. Ky ishte edhe një heroizëm i llojit të vet për kryerjen me nder të misionit të besuar shtetëror. Heroizëm i shpërfaqur me kushtrim lirie dhe dinjitet të lart kombëtar, i cili do të mbetet përherë në historinë tonë më të re. Ndaj Enver Zymberi - si Hero,edhe do të kujtohet dhe nderohet me pietet, përgjithmonë.

NOA

KOMENTE