Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festat e Fundvitit, Bashkia monitoron tregun e fishekzjarreve
English

Festat e Fundvitit, Bashkia monitoron tregun e fishekzjarreve

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA – Në vigjilje të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kur gëzimi i mbërritjes së Vitit të Ri ndërthuret me ankthin e përvitshëm të festimit me fishekzjarre të rrezikshme e lëndë të tjera plasëse, që zënë vend kurdoherë në kryeqytet, Bashkia e Tiranës është hedhur në terren për të kontrolluar shitjen e lëndëve plasëse të rrezikshme për jetën e konsumatorit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Subjekt inspektimi kanë qenë vendet që shesin lëndë të rrezikshme si fishekzjarre, bombula gazi jo të sigurta, pesticide, etj, të cilët do të kontrollohen me kujdes deri në përmbyllje të festave të fundvitit.

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi deklaroi se gjatë muajit dhjetor ka pasur një kontroll me ritëm të lartë, gjatë të cilit janë sekuestruar mjaft produkte jashtë standardit apo sigurisë së kërkuar me ligj.

“Bashkia e Tiranës, gjatë gjithë muajit dhjetor, krahas monitorimit të çmimeve, në mënyrë të përditshme por edhe gjatë fundjavave, ka ndërmarë një aksion të gjerë bashkë me shumë institucione të tjera të qeverisjes qendrore, për evidentimin, parandalimin si dhe sekuestrimin e gjithë produkteve të rrezikshme siç janë fishekzjarret, kontrollin e bombulave të gazit në të gjitha pikat e shitjes etj”, tha Ibrahimi.

Ai dha detaje mbi kontrollet e ushtruara duke bërë me sije se “Deri tani, janë 146 bombula gazi të sekuestruara jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse, të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave. Po kështu janë gjobitur 15 subjekte që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh”.

Drejtori Ibrahimi thotë se 15 shitësve ambulantë u janë sekuestruar lëndë pesticide, të rrezikshme për jetën e qytetarëve të Tiranës dhe konsumatorin.

Kontrollet e Bashkisë së Tiranës janë shtrirë tek të gjitha subjektet dhe do të vijojnë deri në fund të vitit.

“Inspektimet do të vijojnë me rritëm të lartë deri në datën 31 dhjetor, të organizuara me dy grupe me bashkëpunimin edhe të mjaft institucioneve qendrore. Ne po monitorojmë të gjithë qytetin e Tiranës, bashkë me ndihmën e Policisë Bashkiake, edhe shitësit ambulantë apo të palicensuar, për të respektuar çdo normë. Në këtë kontekst aksioni ka qene kompleks dhe ka përmbledhur çdo gjë”, tha Ibrahimi.

Task-Forca e Bashkisë së Tiranës ka vijuar kontrollin e përditshëm në tregjet e Tiranës me shumicë e pakicë, për të frenuar abuzimin me çmimet në tregjet e kryeqytetit.

Sipas Ibrahimit edhe gjatë monitorimit të sotëm nuk janë vërejtur luhatje të çmimeve në tregje.

mit/NOA

KOMENTE