Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Thaçi: Mesazhi im, për Krishtlindjen 2011
English

Kryeministri Thaçi: Mesazhi im, për Krishtlindjen 2011

Mesazhi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Krishtlindjeve

Prishtinë, 24 Dhjetor 2011 NOA - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve

Më poshtë vijon mesazhi i plotë:

I nderuari Dodë Gjergji,

Të nderuar besimtarë të besimit katolik,

Festa e Krishtlindjeve është ndër festat më të rëndësishme të botës së krishterë, që kremtohet me dinjitet dhe krenari nga mbarë komuniteti katolik kudo që jeton.

Kjo festë madhështore e njërit nga besimet më të rëndësishme të njerëzimit kremtohet edhe në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, duke e bërë fundvitin më të ngrohtë, më human dhe përmbledhës të arritjeve në familje, në shoqëri dhe arenën ndërkombëtare.

Kosova i bashkohet lumturisë dhe gëzimit që sjell kjo festë e cila mishëron idenë dhe ndjenjat e besimit në vlera hyjnore dhe njerëzore, në rilindjen shpirtërore dhe kultivimin e paqes midis popujve, si kusht i zhvillimit dhe përparimit të njerëzimit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim uroj që kjo festë të sjellë edhe më shumë ngrohtësi, lumturi, shpresë dhe suksese në familjet tuaja, që të sjellë harmoni, paqe dhe përparim në shoqërinë tonë.

Me një konsideratë të veçantë, Festën e Krishtlindjeve ua uroj besimtarëve katolikë të komunitetit ndërkombëtarë, që gjenden në Kosovë.

KOMENTE