Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush ka qenë Rexhai Surroi ?
English

Kush ka qenë Rexhai Surroi ?

"Nipit tim, Shqiptarit, kur e dëgjojë emrin e Rexhai Surrojt, sikur iu rikujtua se kishte lexuar diçka rreth tij në shkrimet e mia dhe nga kureshtja më pyeti: Babush, kush ka qenë ky Rexhai Surroi?"...

Nga Sabri Novosella

Çka t’i them nipit tim?!

Mbrëmë, me 22 dhjetor 2011, duke përcjellur njërin prej programeve tona televizive, pak sa u befasova kur e dëgjova lajmin e ditës se laureat i shpërblimit vjetor për gazetari dhe letërsi “Rexhai Surroi” është Fatos Kongoli.

Nipit tim, Shqiptarit, kur e dëgjojë emrin e Rexhai Surrojt, sikur iu rikujtua se kishte lexuar diçka rreth tij në shkrimet e mia dhe nga kureshtja më pyeti: Babush, kush ka qenë ky Rexhai Surroi?

Unë rash në hall dhe nuk dija se si t’i përgjigjem! A t’i tregojë diç më shumë lidhur me te apo ta kalojë edhe kësaj radhe në heshtje kureshtjën e tij. Derisa unë përpëlitesha në mendime, ai insistonte t’ia sqaroja kush ishte Rexhai Surroi, duke mu drejtuar sërish: Babush, diçka kam lexuar në librat tuaj për këtë emër, andaj jam i interesuar ta dijë se çka ka bërë Rexhai Surroi kur është vrarë mixha ynë Xhafer dhe 27 mashkujë tjerë të Maxhunëve? Çka bërë kur është pushkatuar Jahja Agë Maxhuni, kryetar i atëhershëm i Degës së NDSH-së në Vushtrri, atëherë kur ishin pushkatuar Gjon Sereçi, Marie Shllaku e Halim Spahiu, të cilin e kishin sjellur të lidhur nga Shqipëria e Enver Hoxhës, ashtu siç i kishin pushkatuar më se dymijë dëshmorë të kombit e vrarë më shumë se pesëdhjetëmijë luftëtarë të lirisë në luftimet e përgjakshme për mbrojtjën e Kosovës nga riokupimi serbo-sllavo-komunist. Apo çfarë funksioni ka pasur kur qenë deportuar më se katërqindmijë shqiptarë për në Turqi dhe vendet tjera të botës. Çka ka qenë Rexhai Surroi kur je dënuar ti me nëntë vjet burg të rëndë, bashkë me heroin e gjallë Adem Demaçin dhe me qindra të tjerë?

Ky interesim i nipit tim dhe shumë e shumë pyetje tjera më lanë thuaja tërë natën pa gjumë! Çka t’i them tash nipit tim? Si t’i përgjigjem në të gjitha këto pyetje për të cilat kërkonte sqarim?!

Po, po, nipi im, Shqiptar! Kur është ripushtuar Kosova nga serbo-sllavo-komunistët, të mbështetur në mënyrë aktive – me armë në dorë nga fadilisto-bujanistët, por të ndihmuar edhe nga bandat gjakatare të Enver Hoxhës, Rexhai Surroi, së bashku me vëlluan e tij Sezair Surroin, ishin partizanë të ushtrisë riokupuese serbo-sllave. Gjatë luftimeve të përgjakshme në mes të ushtrisë riokupuese serbo-sllave dhe luftërtarëve për Mbrojtjën Kombëtare të Kosovës, Sezair Surroi, i cili luftonte në radhët e ushtrisë serbo-sllave u vra dhe njëherit u dekorua me urdhërin e heroit të Jugosllavisë nga riokupuesit serbo-sllav të Kosovës. Ndërsa Rexhai Surroi e vazhdojë aktivitetin e tij për shfarosjën e luftëtarëve të lirisë, siç ishin: Mixha im Xhafer Maxhuni, bashkë me 27 mashkuj tjerë të Maxhunëve, atëherë kur u pushkatua Jahja Maxhuni, kryetar i NDSH-së në Vushtrri, por edhe kur u pushkatuan Gjon Sereçi, Marie Shllaku, Halim Spahiu e shumë të tjerë. Në kohën kur deportoheshin me qindra e mijëra shqiptarë për në Turqi dhe vende tjera të botës, Rexhai Surroi, gëzonte të gjitha beneficionet e luftëtarit për shërbimet që ua kishte bërë okupatorëve serbo-sllavo-komunistë. Pra, bënte pallën e sefasë me të gjitha privilegjet që ia ofronin serbo-sllavo-komunistët, të gjithë atyre derisa u shërbenin me devotshmëri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Kur u burgos Adem Demaçi, e bashkë me te edhe unë me shumë bashkëveprimtarë të tjerë, Rexhai Surroi shkruante libra për “heroizmat” e partizanëve të ushtrisë okupuese jugosllave. Ky kishte edhe një lidhje miqësore me Fadil Hoxhën (ishte baxhanak i tij), i cili kishte qenë në ballë të ushtrisë serbo-sllavo-komuniste, kur në luftimet e përgjakshme në mes tyre dhe forcave për Mbrojtjën Kombëtare të Kosovës, e kishte mbuluar me gjak Drenicën dhe tërë Kosovën, duke e vrarë kështu edhe heroin Shaban Polluzha.

Adem Demaçi ishte shkrimtari dhe romansieri i parë shqiptar në Kosovë, por ai nuk shkruajti asgjë për “trimëritë” e partizanëve serbo-sllavo-komunistë siç bënte Rexhai Surroi. Ai, në mes tjerash e kishte shkruar edhe tregimin “Kthimi” përmes të cilit i thrriste të gjithë shqiptarët, jo të shpërnguleshin nga trojet e tyre, por të ktheheshin edhe të gjithë ata që kishin ndërmarrë një hap të tillë. Ishte Adem Demaçi që e shkroi romanin e parë shqiptar në Kosovë “Gjarpijt e gjakut” ku thrriste që t’i shkilej koka gjarpërit që po e helmonte popullin shqiptar, për të dalë më vonë djali i Rexhai Surroit, Veton Surroi, që do ta fyente deri në skajshmëri, mu Adem Demaçin e madh!

E po këtij Adem Demaçi, ia vunë prangat për t’i kaluar 28 vjet në burgjet jugosllave ngase e kishte sfiduar okupatorin serbo-sllavo-komunist ndërsa Rexhai Surroi pas shërbimeve të shumta që i kishte ofruar këtij okupatori, kishte arritur deri te emërimi i tij ambasador i ish Jugosllavisë në vende të ndryshme të botës.

Derisa Adem Demaçi dergjej burgjeve e kazamateve jugosllave, në mënyrë që ta humbte të pamurit që mos mund të shkruante më romane sikur romanin (edhe se me gjysëm të pamurit penda e tij nuk u ndal kurrë) “Gjarpijt e gjakut”, Rexhai Surroi mori rolin e ambasadorit jugosllav, që në ato ambasada punë kryesore kishin hartimin e planeve për vrasjën e veprimtarëve atdhetarë në diasporë, siç ishin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri e shumë e shumë të tjerë.

Pas të gjitha këtyre rrëfimeve lidhur me zhvillimet që kishin të bënin edhe me emrin e Rexhai Surroit, nipi im, Shqiptari, më pyeti se a dijnë gjë për të bëmat e këtij farë Rexhai Surroit të gjithë ata shkrimtarë apo gazetarë, siç është ta zëmë Ismail Kadare e të tjerë, që e kishin pranuar një çmim që mbante emrin e këtij njeriu apo jo?!

Biri im, nëse nuk e kanë ditur, tani kur do e marrin vesh është mirë t’i kthejnë ato shpërblime, përndryshe nëqoftëse nuk i kthejnë ata do të mbesin ambasadorë të përjetshëm që do i përfaqësojnë interesat e okupatorëve serbo-sllavo-komunistë, siç ishte Rexhai Surroi ! E jo të kombit shqiptar.

NOA

KOMENTE
  • Arben Presheva20:11 - 24 Dhjetor 2011
    tani per tani ne kemi ditur dhe mesuar nje histori qe i ka rezistuar kohes ....sepse eshte shkrojtur nga njeres qe quhen me plot kuptimin e fjales historjane...kurse tani dalin disa njeres ndoshta te vjeter ne moshe dhe duan te na bejne histori ashtu si ja pret mendja e tyre. por te them te drejten une nuk mora vesh se ke shante dhe ke lavderonte ne kete artikull te Rexhai Surroit se e kishte bere tyrli fare .....dhe une i them qe: po nuk e pate zanat mos hyre hoxhe ne fshat.......
  • Sherif Ahmetaj13:49 - 24 Dhjetor 2011
    Nese Shqiptaret vazhdojne ta shkruajne historine e tyre ne baze te perrallave dhe deshirave te secilit, ashtu sic ka shkruar ky shoku nga koherat e tij te "lavdishme" komuniste - vaj halli per kete popull, pasi qe Shqiptaret shume mire e dine se kush ka qene Rexhai Surroi (i cili eshte vrare pikerisht nga UDB-ja jugosllave), e dine mire besa se kush ka qene edhe Sezai Surroi. Shkrimi si shkrim fillon dhe vazhdon duke e permendur nipin e tij, por eshte nje skenar aq i dobet e i falsifikuar sa qe menjehere te ben te kuptosh qe ky tipi ka pare nje enderr te keqe naten dhe ne mengjes do t'ua tregoje te gjitheve por ne kete rast duke e ulur dike qe nuk perulet kurre e ta ngrise dike qe s'mund te ngritet me shume ne histori. Historia shkruhet (dhe u tregojet nipave dhe mbesave) gjithmone sipas se vertetes e jo duke na treguar perralla e endrra te shpikura. Ky lloj i te berit histori i ka njedkur shqiptaret qe nga koha e Enver Hoxhes e deri me sot, por gjithashtu i ka bere te gjithe qe te mos i besojne me as historise se tyre e cila ne secilin tregim te llojit te tille del te jete goxha e sajuar dhe maskuar me deshira dhe skenare personale.