Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nata e shenjtë e Krishtlindjes, mijëra pelegrinë në Betlehem
English

Nata e shenjtë e Krishtlindjes, mijëra pelegrinë në Betlehem

Betlehem, 24 dhjetor 2011, NOA - Mijëra pelegrinë nga mbarë bota kanë mbërritur në Betlehem për të festuar lindjen e Jezu Krishtit.

Nata e shenjtë do të kulmojë me meshën që do të mbahet në Katedralen e Lindjes së Krishtit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Pavarësisht krizës financiare që ka mbërthyer shumë vende të Europës, numri i vizitorëve në shpellën e shenjtë të Betlehemit parashikohet të arrijë në 90 mijë.

Ministria izraelite e Turizmit ka njoftuar se numri i pelegrinëve do të shënojë rekord edhe për faktin se konflikti me Palestinën ka njohur zbutje dhe shumë banorë të Bregut Perëndimor do të vizitojnë Betlehemin.

Betlehemi rrethohet nga një mur i lartë që Izraeli ka ndërtuar rreth Bregut Perëndimor.

Të gjithë pelegrinët, që mbërritën në Betlehem, përfshi dhe klerin, kaluan në një kontroll të imtësishëm sigurie.

Kryebashkiaku i Betlehemit, Viktor Batarseh u shpreh në mesazhin e tij të urimit se festimet e sivjetshme do të sjellin palestinezët me afër njëri-tjetrit dhe më afër ëndrrës për krijimin e një shteti palestinez.

Sivjet Palestina zuri një vend në UNESCO, ndërsa bëri kërkesë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

mit/NOA

KOMENTE