Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 25 dhjetor 2011
English

Parashikimi i motit për 25 dhjetor 2011

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA - Sipas MeteoAlb vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Zonat e ulta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa në zonat malore do të ketë grumbullim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore, kryesisht në verilindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijoje me vranësira dhe dëborë të pakët në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit lindor, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta e kalimtare. Të njëjtat kushte meteorologjike paraqiten edhe gjate natës.

Përsa i përket situate termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshim të temperaturave në vend.

Era do të fryje mesatare në tokë dhe në det me 40 km/h nga drejtimi veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa veriperendimore, një pjesë e Europës Qendrore dhe vendet e Balltikut do të jenë me vranësira dhe reshje shiu. Në Norvegji do të ketë serish dëborë, ndërsa në ishujt Britanik dhe Gjermani do të ketë shira të konsiderueshëm, kryesisht në pjesën e parë të ditës pasi në orët në vijim ato do të dobësohen dhe për pasojë intensiteti i reshjeve të shiut do të ulet. Këto rajone do të rrezikohen nga stuhitë e forta të erës. Moti i paqëndrueshëm ka dominuar në ballkanin lindor dhe në një pjesë të Europës Juglindore, ku reshjet e dëborës do të jenë prezente në këtë ditë. Pjesa tjetër e kontinentit europian do të dominohet nga mot i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Norvegjia do të ketë dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere. Në Ishujt Britanik dhe në Gjermani do të bien shira të konsiderueshëm, ndërsa Turqia do të rrezikohet për reshje dëbore.

KOMENTE