Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Predikimet e Ardhjes para Krishtlindjes në Vatikan. Përgjigjja ndaj britmës së ankthit të njeriut
English

Predikimet e Ardhjes para Krishtlindjes në Vatikan. Përgjigjja ndaj britmës së ankthit të njeriut

Atë Kantalamesa tha se sot në botën e shekullarizuar laikët e krishterë mbërrijnë me Ungjillin atje, ku nuk mund të mbërrijnë priftërinjtë. Laikët sot “në planin shpirtëror janë një lloj energjie bërthamore e Kishës “ e këndej protagonistët e parë të ungjillëzimit të ri.

Janë pikërisht ata, duke paguar edhe personalisht, që i japin përgjigje britmës së dëshpëruar shpreh në pikturën e famshme të piktorit norvegjez Evdard Munch: “Jemi para një britme të tmerrshme, plot ankth, britmë rrënqethëse, britmë e zbrazët, pa fjalë, vetëm tingull”.

Radio Vatikani pohon se ky është përshkrimi më efikas i njeriut modern i cili, pasi e ka harruar britmën plot përmbajtje, që është kerygma, çirret më kot, në përpjekjen për t’i kumtuar botës ankthin e ekzistencës së tij të zbrazët”. Këtë pohoi rregulltari kapuçinë Raniero Kantalamessa, predikatar i Shtëpisë Papnore, në homelinë e katërt e të fundit, në përgatitje të Krishtlindjes të Kuries Romake. Laikët e krishterë, e sidomos familjet, nuk mund të mënjanohen nga veprimtaria ungjillëzuese, tha atë Raniero Kantalamesa, duke përfunduar, sot paradite, ciklin e predikimeve të Kohës së Ardhjes, para Krishtlindjes, mbajtur para Papës e Kuries Romake, në Vatikan. Në meditimin e katërt e të fundit predikatari papnor pohoi se besimtarët laikë kanë një rol shpesh edhe më të rëndësishëm se vetë kleri, në veprimtarinë e përhapjes së Ungjillit në mjediset e shekullarizuara .E quajti ‘bota e katërt’, atë Kantalamesa, këtë, që e vuri në qendër të vëmendjes në reflektimin e fundit: e katërta, sipas ndarjes, që kapuçini u bëri valëve ungjillëzuese gjatë dymijë vjetëve të historisë së Kishës. Pasi foli, në tre predikimet e para, për rolin e ipeshkvijve, protagonistë të kumtimit të Krishtit në botën greko-romake; rolin e murgjërve, në atë barbare; të rregulltarëve, në botën amerikane, sot u ndalua tek roli i besimtarëve laikë dhe tek aftësitë e tyre për të depërtuar deri në skajet e në skutat më të harruara të botës së shekullarizuar “pas-kristiane”. Natyrisht, pohoi predikatari, nuk mund të takohesh me një njeri, që ka humbur çdo lidhje me Kishën, që nuk di më as kush është Jezusi e t’i paraqesësh, me një frymë, njëzet shekuj doktrinë e traditë. Prandaj duhen kërkuar rrugë gjithnjë të reja. E, në se nuk mund të ndryshojë thelbi i kumtimit, mund e duhet të ndryshojë mënyra e paraqitjes, natyrisht, duke bërë përpjekje për të gjetur rrugë sa më krijuese për t’ia kumtuar Krishtin kësaj bote të zbrazët, që pret ta mbushim përsëri: “Kemi një aleat të fortë në këtë përpjekje: dështimin e të gjitha orvatjeve të botës së shekullarizuar për ta zëvendësuar kerygmën e krishterë me ‘britma’ të tjera e manifeste të tjera. E kujtoj shpesh shembullin e veprës së piktorit të famshëm norvegjez, Edvard Munch, titulluar ‘Ulurima’. Jemi para një britme të tmerrshme, plot ankth, britmë rrënqethëse, britmë e zbrazët, pa fjalë, vetëm tingull. Më duket se në të shikoj njeriun modern i cili, pasi e ka harruar britmën plot përmbajtje, që është kerygma, çirret më kot, në përpjekjen për t’i kumtuar botës ankthin e shpirtit të tij të zbrazët”. Ndërsa me Ungjillin është krejt ndryshe: mund ta rinisim kumtimin e vërtetë, jetik që nuk është, shpjegoi atë Kantalamesa, as ‘trillim i mendjes’ e as ‘gërmim arkeologjik’, sepse Krishtin e kemi bashkëkohës. Krishti jeton ndërmjet njerëzve të sotëm, ashtu si dymijë vjet më parë, falë Eukaristisë. Më pas predikatari papnor kujtoi se Koncili II i Vatikanit, pranë e pranë me ata, që i shërbejnë drejtpërdrejt Hostes, rizbuloi protagonizmin e laikëve në veprimtarinë ungjillëzuese. Këta të fundit, e posaçërisht familjet, kanë një fuqi të tillë, që mund të krahasohet me procesin e zbërthimit të atomit; e kjo, në planin shpirtëror, i bën një lloj energjie bërthamore në gjirin e Kishës: “Nuk janë thjesht bashkëpunëtorë të thirrur për të dhënë ndihmesën e tyre profesionale, kohën e burimet e tyre; mbartin karizma, me të cilat, na kujton Lumen gentium, janë të përshtatshëm e të gatshëm të realizojnë vepra e të kryejnë detyra, që ndikojnë fuqimisht për risimin dhe përhapjen më të madhe të Kishës”. Laikët, përsëriti atë Kantalamesa, janë pikërisht ata, që mund të shkojnë në kërkim të të largtëve, shumë më me sukses se barinjtë, për të cilët është më lehtë ta ushqejnë njeriun me Fjalën e Zotit e me Sakramentet, që mbarështohen në Kishë: “Shembëlltyra e deles së humbur sot paraqitet e kthyer përmbys: nëntëdhjetë e nëntë dele kanë ikur e vetëm një ka mbetur në vath. Rrezikohemi ta kalojmë gjithë kohën duke ushqyer atë një, që ka mbetur, e të mos na teprojë asnjë çast i lirë, edhe për shkak të mungesës së klerit, për t’u nisur e për të kërkuar grigjën e humbur. Në këtë drejtim, roli i laikëve është providencial. E një rol edhe më të rëndësishëm luajnë lëvizjet kishtare. Kontributi i tyre i veçantë në veprimtarinë ungjillëzuese është t’u krijojnë të rriturve mundësinë për të rizbuluar pagëzimin e tyre e për t’u bërë anëtarë aktivë e të impenjuar të Kishës”. Gjithsesi, nuk jemi të pa armatosur! E kemi një armë të fuqishme. Me të në brez, mund të hyjmë pa frikë në botën e eklipsit të Zotit, ku sundon shkencizmi e racionalizmi, vijoi predikatari papnor, duke u bërë jehonë fjalëve të shqiptuara dje nga Papa: është arma e gëzimit: “Dëshmia më e besueshme që të gjithë, të nderuar etër e vëllezër, kler e laikë, të rinj e të vjetër, mund të japim për Ungjillin, është pikërisht gëzimi. T’i tregojmë botës se Krishti na e mbush me gëzim e paqe gjithë jetën tonë. Fjala ‘ungjillëzim’ duket në Shkrimin Shenjt pikërisht Natën e Krishlindjes; përmbajtja e saj është gëzimi: “Ju kumtoj një gëzim të madh; “Evangelizo vobis gaudium magnum”, u tha engjëlli barinjve. Gjuhë, kjo, të cilën e kuptojnë të gjithë”. Fjalët e fundit të reflektimit, atë Kantalamesa ia kushtoi Krishtlindjes, duke e mbyllur predikimin e katërt të Kohës së Ardhjes 2011, me një pyetje, që zgjon ndërgjegjet e përgjumura e që e patën bërë, shekuj më parë, Origjeni, Shën Agostini e Shën Bernardi: “Ç’dobi kam unë pse Krishti lindi dikur në Betlehem nga Maria, në se nuk lind përsëri e përsëri, për virtyt të fesë, në zemrën time?”.

KOMENTE