Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti uron Krishtlindjen: Besimi tek Zoti do t’ua ndriçojë udhën
English

Presidenti uron Krishtlindjen: Besimi tek Zoti do t’ua ndriçojë udhën

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA – Në vigjilje të Lindjes së Krishtit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi u shpreh të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë urimet më më të mira e të përzemërta kudo jetojnë e punojnë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

E ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë përgatiten ta presin Lindjen e Krishtit sot pas mesnatës, ndaj të gdhirë të 25 dhjetorit, Kreu i Shtetit në mesazhin e tij thekson se Lindja e Krishtit, për besimtarët e krishterë anë e mbanë botës, është një ngjarje që për madhështinë e saj dhe mesazhin e shpresës e përtëritjes, për më shumë se dy mijë vjet u ka përcjellë popujve, përkujtohet solemnisht.

“Nën kambanat e kishës, dritën e qirinjve dhe lutjet e besimtarëve, ky kremtim i shenjtë përjetohet çdo herë, si burimi i një jete më të ndritshme e më të lehtë, që mbart frytet shpirtërore të dashurisë, gëzimit, paqes, durimit, mirëdashjes, besimit, zemërbutësisë. Ato janë një thesar i çmuar njerëzor, të cilin për çdo vit, besimtarët e mirë dhe të ndershëm, përpiqen ta trashëgojnë, ta përcjellin e ta ndajnë në tolerancë e harmoni me njëri-tjetrin. Këto virtyte dhe paqja e Perëndisë janë me bollëk në zemrat e besimtarëve shqiptarë.”, shprehet presidenti në mesazhin publik drejtuar besimtarëve të krishterë shqiptarë.

Presidenti i Republikës uron që në këto ditë feste virtytet të mbizotërojnë jo vetëm në shtëpitë e besimtarëve, në tempujt e shenjtë, por edhe tek të gjithë njerëzit me vullnet e shpirt të mirë në të gjithë botën.

Kreu i Shtetit jep një mesazh edhe më të qartë kur thotë se “në kushtet e qytetërimit modern, shumë njerëz e humbasin drejtimin e tyre shpirtëror dhe moral, por, për ata që sinqerisht kërkojnë dritën e së vërtetës, besimi tek Zoti dhe tek vlerat më të larta humane do t’ua ndriçojë e lehtësojë udhën”.

Zoti Topi e mbyll mesazhin e tij me urimin e përzemërt për një festim të mbarë e të gëzuar të Krishtlindjes, shëndet, mbarësi e ditë të bardha për çdo familje shqiptare.

mit/NOA

KOMENTE