Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse po arratisen shqiptarët?
English

Pse po arratisen shqiptarët?

Disa mendojnë se qeveria ka një plan për të nxjerrë përfitime propagandistike nga rënia e popullatës, si fjala vjen, të deklarojë më pak shqiptarë, rrjedhimisht më pak të papunë apo t’i deklarojë këta shqiptarë më të pasur.

Nga Gjergji Erebara

Afro dy vjet debate mbi censusin dhe pyetjet e tij, duket se nuk mjaftuan për të sqaruar së paku komentatorët publikë, e aq më pak, popullatën e gjerë, se çfarë është censusi.

Censusi është numërimi i njerëzve që banojnë në një territor në një ditë të caktuar. Nuk është numërimi i atyre që nga gjaku janë shqiptarë, pasi këtë numërim Shqipëria e bën që nga viti i largët 1929 kur u krijua regjistri civil.

Kjo situatë amullie e ndezur me tone nacionaliste mbi numrin e shqiptarëve në Ballkan dhe numrin e popullatave fqinje, e ngjashme me llogaritë e kohës së feudalëve për numrin e frymëve që mund të hedhin në luftë, duket se i ka hapur rrugën edhe një teorie konspiracioni shumëplanësh mbi të interesuarit e mundshëm për uljen e numrit të popullatës.

Shumë opinionistë publikë duket se u habitën për rënien e popullatës dhe kërkuan që edhe emigrantët të shënohen në mënyrë që të dukemi më shumë.

Disa mendojnë se qeveria ka një plan për të nxjerrë përfitime propagandistike nga rënia e popullatës, si fjala vjen, të deklarojë më pak shqiptarë, rrjedhimisht më pak të papunë apo t’i deklarojë këta shqiptarë më të pasur.

Natyrisht, nuk është se ka ndonjë logjikë të fortë te besimi se qeveria do të rrëzohet, në rast se, fjala vjen, numri i të papunëve të deklaruar nuk del 142 mijë, sa deklarohet aktualisht, por del 500 mijë. Shqiptarët e papunë janë njësoj të papunë, sido që t’i numërosh.

Ky nivel jocilësor debati duket se po ia del më së miri të bëjë diçka më të keqe se sa qelbja e shijeve të publikut për debat: po rrezikohet mohimi i problemit në thelb; ky problem është që një pjesë e madhe e shqiptarëve arratisen nga vendi pasi nuk shohin asnjë shpresë.

Në vend që të merremi me shkaqet që i shtyn shqiptarët të ikin dhe të bëhen patriotë në emigrim (dhe ky është rasti më i mirë), apo më keq, të hyjnë në hullitë e krizës së identitetit duke u deklaruar grekë për arsye ekonomike, ne po merremi me faktin nëse shqiptarët janë 2.8 milionë apo më shumë.

Censusi si çdo statistikë ka defektet e veta. Ta zëmë se INSTAT nuk ka numëruar 100 mijë apo 200 mijë shqiptarë. Prapë numri i të ikurve mbetet i stërmadh. Nga ana tjetër, duke qenë se krahasimet bëhen me censusin 2001, probabiliteti i gabimit si dhjetë vite më parë, si sot, është njësoj.

Nëse INSTAT nuk është në gjendje të numërojë të gjithë shqiptarët sot, nuk ka qenë në gjendje t’i numërojë as në 2001-shin. Kur krahasohen këto dy shifra, edhe në qofshin të dyja me defekte, diferenca del njësoj: mbi 400 mijë shqiptarë ikën. Shumë prej tyre nuk do të kthehen kurrë.

Pse po arratisen shqiptarët nga vendi i tyre në numra kaq të mëdha?

Nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë mbi shkaqet e emigrimit, përgjithësisht studimet janë përqendruar mbi frytet e emigrimit, si remitancat. Ka studime që raportojnë se sa shqiptarë kthejnë para në atdhe, në cilat rajone të vendit shkojnë këto para, sa janë remitancat, si kanë ecur në kohë.

Ka shumë pak studime mbi deformimet demografike që ka shkaktuar emigrimi apo migrimi i brendshëm, më së shumti të dalluara te pema e popullatës, si p.sh. deformimi i raportit meshkuj/femra për popullatën seksualisht aktive.

Do një dekadë më parë ishin disa të huaj, të cilët u përpoqën t’i hapnin sytë shqiptarëve duke i dhënë një panoramë të aspekteve negative, si ikja e trurit.

Po me nismën e të huajve, u organizua një program për kthimin e trurit, por kurrë nuk u shtrua pyetja se çfarë i shtyn të rinjtë të ikin në numra kaq të mëdhenj.

Një i huaj, (si gjithmonë të huajt,) hodhi hipotezën se shkaku kryesor qe mungesa e tokës. Elbasani, Dibra apo Kukësi, të cilat kanë migrim/emigrim të lartë, kanë shumë pak tokë për frymë.

Një tjetër i huaj shtroi hipotezën se emigrimi është gjithashtu shkaku i rënies së lindshmërisë. Kur njerëzit emigrojnë, nuk kanë shumë mundësi të lindin fëmijë.

Dhe meqë nuk ka studime se pse shqiptarët ikin, nuk na mbetet tjetër gjë veçse të hedhim disa hipoteza: 1. Në Shqipëri nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka garanci mbi pronësinë. Nëse dikush të zë tokën, apo bën ndërtim pa leje, shqiptari i dëmtuar nuk përfiton shërbime policore, pasi kjo e fundit nuk i hyn allandrave të analizimit të dokumenteve. Personi i dëmtuar duhet të shkojë në gjykatë për të larguar zaptuesin, por ne të gjithë e dimë se si shkon puna nëpër gjykata.

2. Në Shqipëri nuk ka siguri prone dhe jetese. Nëse ke një pronë dhe dëshiron të marrësh certifikatë pronësie, ne të gjithë e dimë se duhen shumë para korrupsion dhe shumë vite përpjekje para se ta marrësh në dorë dokumentin magjik. Nëse një qytetar shkon të marrë leje ndërtimi, ka zero shanse ta marrë një të tillë. Ndërtimi pa leje në tokë të vet është një zgjedhje e pasigurt, shpesh më e pasigurt se sa ndërtimi pa leje në tokë të tjetrit. Nëse bie sëmurë, nuk ka shërbime pa pagesë. Nëse ecën në rrugë me makinë, ka gjithmonë ndonjë polic që funksionon si taksidar privat.

3. Shqipëria është një vend i qeverisur nga lobingje biznesi, të cilat kanë marrë karakteristika institucionale pavarësisht se nuk janë zgjedhur. Vetëm ndërtuesit janë në gjendje të marrin leje ndërtimi, vetëm bizneset e regjistruara si biznes i madh kanë të drejtë të importojnë, bankat duhet t’i përdorim me detyrim pavarësisht se nuk na hyjnë në punë.

Lista mund të vijojë gjatë. Drejtësia, garancia e jetës dhe e pronës dhe mbrojtja sociale janë funksionet themeltare të ekzistencës së shtetit që nga kohët e lashta. Për sa kohë këto funksione nuk garantohen për të gjithë popullatën në të gjithë vendin, shqiptarët do të vijojnë të ikin. Dhe asgjë nuk mund t’i mbajë.

"Shqip"

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi10:58 - 24 Dhjetor 2011
    PSE BRAKTISET ATDHEU? Per shqiptaret kjo pyetje ka pergjigje me te thelle e me te gjere ngasa jep Z.Gj.Erebara.Por si per gjithe te vertetat qe ne Shqiperi nuk zbardhen plotesisht edhe kjo pyetje ashtu ngelet.Populli shqiptar ka dekada te tera qe jeton me frike,ky eshte fakt.Sot frike kane te gjithe qe kundershtojne kokat e qeverise apo kokat e partive.Ko sepse keto koka me faza,gradualisht kritikusin e debojne nga puna.Komunizmi e burgoste,vriste,torturonte,internone,kritikusit,tani torture eshte heqia nga puna,marja ne pune me tarafllek,miqesi,servilizem,jo me meritokraci,por me tarafet partijake. Komunizmi punoi 45 vite qe shqiptaret i shtresezoi ne dy shtresa kryesore:Miqte e partise dhe armiqte e saj.Te dy shtresat nuk sqaroheshin pse ishin miq ose armiq,kur keqtrajtoheshin armiqte e kuptonin ne c'grup i kishin futur,dhe kur nuk keq trajtoheshin ishte grupi i miqve te partise.Kur u hap burgu Shqiperi te keq trajtuarit moren aratine neper bote,aqsa jo pak e ca u mbyten detit apo u vrane ne kufi.Ndoshta kjo ishte edhe syrgjynosja me e madhe,pas asaj kur Skenderbeu nuk rezistoi dot me pushtimit turk. Ajo qe shqeteson sot gjithe shqiptaret eshte syrgjynosja edhe ne tranzicion.Ketu Z.Erebara ka te drejte me 3 shkaqet e ketij syrgjyni:1-S'ka shtet te se drejtes.2-S'ka siguri prona,jeta. 3-Shqiperia qeveriset nga lobingje biznesi,jo nga ligjet qe ka kushtetuta,jo nga ligjet e te drejtave te njeriut. Ato 12 prioritetet qeveritaret tane,dy partite kryesore nuk dijne si e qysh ti shtyjne,e stershtyjne,vonojne e stervonojne,sepse ato po te zbatohen jo me fjale sheqeri,por me vepra konkrete,e gjithe Shqiperia vendoset ne pozicion normal, nga anormali qe eshte sot. Shtyrja e 12 prioriteteve eshte mekat qe s'i takon nje partije,por te dy partive PD-PS.Ndaj po behet e pa shmangeshme lindja e nje partije te re. Behet agjitacion i math se Shqiperia po ndryshon.Po,po ndryshon nga asfaltimet,bizneset monopol,edhe nga ndertimet hyrja-byrja qe pas 6 muajsh i prishim,po ndryshon nga vepra qe duken,preken,filmohen,por nuk po ndryshon nga punet qe s'duken, s'preken,s'filmohen,( e pa dukshmja mbetet gjithemon,thote Napoloni)sikunder jane zbatmet me ligje te reja ne:Drejtesi,Kushtetute,ne KQZ,ne emertimet neopotike,ne mungesen e rotacionit,keto dhe faktore te tjere mekatare,shtojne ende tani syrgjynosjen nga atdheu,te cilin e dinim mbi 4,5 milion banore kurse ai eshte me pak se 3 milion banore,qe jetojne ne vatan,sipas censusit.Kemi lexuar qe Shqiperia me mundesite e saj gjeofizike,ekonomike,turistike,politike,etj,etj,etj,eshte e afte te mbaje nje popullsi prej 10 milion banoresh.Duket qe kjo shifer eshte utopi deri me sot. Me popullin shqiptar qe nga viti 1941 deri sot,jane kreyer eksperimente te renda politike.I quaj eksperimente sepse qeveritaret tane koka,pa qene te sigurt ne rezultatet e puneve te tyre,kane vepruar,si veprohet me nje eksperiment, i cili mund te dale ose jo me sukses.Ky lloj eksperimentimi politik na ka cuar ne demokracine hibride si lexojme sot ne media. Edhe eksperimentet e pa sigurta nxitin debimin e shqiptareve nga dheu i atit(Atdheu) o dheu i memes(memedheu)i tyre.Eksperimentet politike mund te beheshin nga e keqia,kur u mbyllem ne vetevete si nje konserve me peshqe,ne diktature. Kurse ne tranzicion qeverite tona kane c'do cast ndihmen e pa kursyer te politikaneve me te afte qe ka SHBA ose Evropa.Pse me gjithe kete ndihme konkrete,me ide dhe fonde,jo me eksperimente te pa sigurta,perseri pas 20 vitesh atdheu lengon, sa nxitet syrgjynosja prej tij? Ka disa pergjigje,nje nga to eshte se qeveritaret tane nuk kane zbatuar urtesite e politikaneve me eksperience te SHBA-kes dhe BE-pian.Pastaj zhustifikimet me labirinthet e mendjeve allashqiptaromoniste,dihet qe jane pa fund.A nuk jemi ne shqipot edhe llafazane te medhenj.Shtypi thote 9 ore gjume,5 ore neper kafenete. Pse braktiset atdheu? ka shume shkaqe,te gjitha keto kerkojne super pune te ndershme,te drejte,te afte, qe nga kokat,pas tyre veprojne ata qe jane me afer kokave, dhe zinxhiri vazhdon deri tek shqiptari me i thjeshte.Ndaj edhe populli ta kendon:Peshku qelbet nga koka,si te jete bariu ashtu jane edhe delet. Sot lexova ne shtyp se:Froni i pushtetit krijokerka kallo ne tru.