English

Rama në familjen e Hekuran Dedës: S’ka qetësi pa drejtësi

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e një prej viktimave të 21 janarit, Hekuran Deda. Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda. Kreu i PS-së ka komentuar në rrjetin social vizitën në familjen e 32 vjeçarit që humbi jetën në protestën e opozitës më 21 janar. Kreu i PS-së është shprehur se nuk mund të ketë qetësi pa u vendosur drejtësia.

“Me Lindën në familjen e Hekuran Dedës, ku s'ka qetësi pa drejtësi dhe ku fëmijët lexojnë shkrime të tyret për vrasjen që u mundon shpirtin”, shkruan Rama në rrjetin social.

a.k/NOA

KOMENTE