English

Zyrtarizohet Simeone, tekniku i ri i Atletico Madrid

Madrid, 24 Dhjetor 2011, NOA - Diego Simeone është tekniku i ri i Atletico Madrid.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi spanjoll,më saktësisht nga siti i tyre.

“El Cholo”, siç kishte marrë dhe pseudonimin në kohën që ishte një lojtar, kujtojmë se ka qenë ish-mesfushor i përfaqësues argjentinase dhe në skuadrat e Interit dhe Lazios, ka pranuar ofertën që i është propozuar nga skuadra e Madridit.

Gjithçka ka ardhur pas shkarkimit nga detyra e Manzano.

Simeone do të mbërrijë në Spanjë ditën e hënë dhe prezantimi përpara medieve do të kryhet ditën e martë në 12:30, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE