English

De Niro, sërish baba në moshën 68 vjeçare

Londër, 25 dhjetor 2011, NOA- Aktori amerikan Roberto De Niro, tashmë 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Grace Hightower sollën në jetë vajzën e tyre të dytë, pas lindjes së Elliot, tashmë 13 vjeç.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, vogëlushja quhet Helen Grace dhe është fëmija e tij e gjashtë.

Mësohet se De Niro ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga lidhjet e tij të mëparshme, Drena dhe Raphael, 40 dhe 36 vjeç me aktoren Diahnne Abbott dhe binjakët Julian dhe Aaron, 16 vjeç me Toukie Smith.

a.y/NOA

KOMENTE