English

Është ideale, ju humbni peshë duke u bazuar rreth orës

Qëllimi i gjithë kësaj diete, është të merren 25 për qind e kalorive totale të ditës gjatë mëngjesit

Tiranë, 25 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Mendojeni mëngjesin si një mbret, drekën si një princ, darkën si një varfanjak.

Ndërsa 2 vaktet e tjera me ushqime të lehta, si një princeshë!

06:45 Stërvituni

Dietologia, Kate Di Prima është shprehur: “Ushtrimi i veprimtarive sportive të mëngjesit rrit rrahjet e zemrës dhe metabolizmin tuaj, duke ju dhënë kështu energji fizike për orë të tëra gjatë ditës në vazhdim. ”

Kështu që perspektiva e djegies së kalorive të shumta gjatë ditës është edhe më e madhe në mëngjes. Gjithashtu, në varësi të vendeve ku jetoni, ka rëndësi edhe niveli i ndotjeve të mjedisit dhe ajrit, ku gjatë mëngjesit është përgjithësisht më i pastër.

07. 30 Hani mëngjesin

“Ushqimi i mëngjesit bën të mundur nisjen e metabolizmit tuaj, veçanërisht nëse nuk keni ngrënë për rreth dhjetë orë gjatë natës. ” – thotë Dr. Di Prima.

Vezët përbëjnë një ngopje të lartë të ushqimit, nëse dita nis me ngrënien e tyre.

Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të humbur peshë, një fetë e përgatitur në formë toste, dhe jo dy, janë të mjaftueshme.

Gjithashtu ngrënia e fasuleve apo spinaqit, të cilat përmbajnë pak kalori, apo një fetë bukë e bardhë me gjalpë janë të sugjeruara.

09:00 Mënjanoni sasitë e mëdha të qumështit

Hiqni dorë nga gotat e mëdha plot yndyrë të qumështit, duke ju sugjeruar më mirë konsumimin e një gote çaj në këtë rast.

Kjo zgjedhje juaja do t’ju ndihmojë për të mbajtur dëshirat e sheqerit në kontroll, dhe nivelet e sheqerit në gjak në rregull.

11:00 Konsumoni fruta

Një gotë me lëng molle ka kalori sa tre kokrra mollë. Studimet gjithashtu tregojnë se konsumimi i rregullt i lëngjeve të frutave rrezikojnë shfaqjen e sëmundjes së diabetit me 50 për qind, për shkak të sasive masive të sheqerit.

Gjithashtu, fibra, e cila është ajo që ju ndihmon të mbusheni me më tepër energji gjatë ditës, lihet mënjanë gjatë konsumimit të lëngjeve të frutave. Duke bërë këtë shkëmbim, ju do të kurseni kalori çdo ditë, duke i lënë ato t’ju humbin.

13:00 Kënaquni me drekën tuaj

Mos hani në tryezën tuaj të punës, por dilni për një shëtitje dhe në të njëjtën kohë edhe ushqehuni.

Hani peshk me sallatë në vend të ushqimeve të skuqura. Nëse ju duhet të konsumoni bukën, mundohuni ta konsumoni atë në sasi sa më të vogla.

15:00 Shmangni përdorimin e sheqernave gjatë pasdites

Një studim i Harvardit ka zbuluar tek 6. 000 njerëz, se konsumimi i një pijeje që përmban sheqer në këtë periudhë, rrit rrezikun e obezitetit me 31 për qind.

Studiuesit shpjegojnë se kur ju ushqeheni me ëmbëlsira artificiale, trupi juaj përgatitet për një konsum më të madh të kalorive. Kur këto kërkesa nuk plotësohen, trupi juaj ka tendencën të tregojë se ndihet i uritur.

16. 00 Merrni frymë lehtë

Erdhi sërish koha për aktivitet sportiv. Për atletët dhe personat astmatikë, ora 16:00 deri 17: 00, është cilësuar si orari më i përshtatshëm për ushtrimin e veprimtarive sportive.

Për njerëzit me depresion, rrezet e diellit në mëngjes, janë më të favorshmet, për të tjerët pasditja funksionon më mirë.

Gjëja kryesore është zbatimi i kësaj teorie... Jo thjesht mendimi për to!

19:00 Kënaquni me një pije

Kemi pasur mundësinë të njihemi me studime të panumërta, të cilat kanë vënë në dukje përfitimet e shëndetit të marrjes ditore të alkoolit të moderuar, si vera, të cilat lidhen me reduktimin e sëmundjeve të arterieve dhe kardiovaskulare. Pra ecni përpara, ne nuk jemi shenjtorë apo robotë! Por përpiquni të synoni për alkool, i cili përmban kalori në sasi të ulëta. Nuk duhet të mashtroheni nga birrat, tek të cilat nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh mes birrave standarde dhe varieteteve me përmbajte të ulët të kalorive.

20:30 Ndaloni së ngrëni

“Nëse ju jeni një diabetik i varur nga insulina, është më mirë të mos hani 2 deri në 3 orë përpara mbërritjes në krevat”- thotë Dr. Di Prima.

“Nëse ju jeni të tunduar nga kjo, jepini trurit tuaj një sinjal “automatik” se nuk duhet të hani pas orës 8:30 e mbrëmjes. ”

Kjo mund të përfshijë larjen e enëve, pastrimin e dhëmbëve tuaja dhe nëse ju e keni bërë këtë, ju keni më pak të ngjarë të tundoheni për të vënë ndonjë gjë në gojë, përveç ndonjë çaji bimor, i cili ju ndihmon të kaloni më mirë natën

a.k/r.b/NOA

KOMENTE