Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nigeri, 28 të vdekur nga atentati islamik në kisha gjatë Krishtlindjes
English

Nigeri, 28 të vdekur nga atentati islamik në kisha gjatë Krishtlindjes

Abuja, 25 dhjetor 2011, NOA – Tre shpërthimet e dhunshme që goditën në mëngjesin e Krishtlindjes tri kisha katolike në Nigeri, duke lënë të vdekur 28 persona u morën përsipër nga grupi islamik Boko Haram, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Atentatet ndaj kishave shkaktuan një masakër të vërtetë në momentin kur besimtarët po faleshin dhe luteshin në ditën e Lindjes së Krishtit.

Një bombë ishte e vendosur në mes të kishës katolike të Shën Terezës në lagjen periferike Madalla, 30 km në perëndim të kryeqytetit Abuja, pikërisht në momentin kur besimtarët e shumtë në numër ndodheshin në kishë.

Shërbimet e sigurisë thonë se bilanci i këtij shpërthimi është 27 të vdekur, bën me dije një prift i kishës.

Sipas priftit shërbimet e sigurisë së kishës e kishin të pamundur të evakuonin të gjithë të vdekurit e të plagosurit.

Autoritetet nigeriane janë ngritur në këmbë duke shpallur gjendjen e emergjencës civile në vend.

“Ne jemi në vendet e shpërthimit, po transportojmë të gjithë të vdekurit nga atentatet, dhe të lënduarit, por fatkeqësisht kemi pak ambulanca në gjendje dhe nuk po ia dalim dot”, shprehet Yushau Shuaibu.

Bomba ishte vendosur në mes të kishës, e cila është tejet e populluar për meshën e Krishtlindjes, thotë ai.

Shpërthimi në kishë ka shkaktuar një kaos të vërtetë.

Ndërkohë, pas shpërthimit të parë, një i dytë ndodhi në qendër të vendit, në qytetin Rikkos, kur besimtarët po ndiqnin ceremoninë fetare të Krishtlindjes.

AFP pyeti një prej besimtarëve në Jos, i cili foli edhe për një sulm tjetër, ku kishte mbetur një i vdekur.

Qyteti Jos në veri të Nigerisë përbëhet nga një popullsi më së shumti myslimane, ndërsa jugu dominohet nga të krishterët, dhe është kthyer gjithnjë në një arenë dhune të karakterit etnik, fetar dhe ekonomik.

Pas tre shpërthimeve reagoi edhe selia e shenjtë e Vatikanit, e cila i dënoi duke i cilësuar si një urrejtje të paprinciptë dhe absurde në ditën e Krishtlindjes.

“Ky atentat rreket të evidentojë dhe ushqejë ende urrejtje dhe konfuzion mes qytetarëve”, thotë prifti Federico Lombardi.

Grupi islamik, Boko Haram që mori përsipër atentatin në Madalla, vitin e shkuar mori përsipër edhe një seri atentatesh me bomba, që shkaktuan të paktën 80 të vdekur në ditën e lindjes së Krishtit.

mit/NOA

KOMENTE
  • ruaj15:51 - 25 Dhjetor 2011
    myslymant janken gjithmon kundeshtart e anmiqt krishtit