English

Parashikimi i motit për 26 dhjetor 2011

Tiranë, 25 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe të hënën vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese pothuajse në të gjithë vendin. Duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave në zonat malore lindore të cilat do të rrezikohen nga reshje të izoluara dëbore.

Me të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe në pjesën e dytë të ditës ku moti i kthjellët dhe i ftohtë do të jetë dominues pothuajse në të gjithë territorin. Temperaturat do të vijojnë të ulëta për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë lindore. Parashikohet që të mbetemi në po të njëjtat kushte atmosferike deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior veriperëndimor ndërsa dallgëzimi do të arrijë deri në 3 ballë.

Europa

Europa Veriperëndimore dhe Vendet e Balltikut do të dominohen nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu e dëborë. Në Ishujt Britanik do të bien shira të konsiderueshëm të shoqëruar me stuhi të forta ere. Gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të pësojnë fuqizim në veri të kontinentit duke bërë që në Skandinavi të ketë reshje të dendura dëbore sidomos në Norvegji. Me vranësira dhe reshje dëbore paraqitet edhe Europa Verilindore por me intensitet më të ulët. Për sa i përket Europës Jugperëndimore, Qendrore si edhe Rajonit të Mesdheut do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të ulëta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të kenë shira të dendur dhe stuhi të forta ere

- Polonia rrezikon shira të konsiderueshëm dhe stuhi me rrufe

- Norvegjia dhe Suedia rrezikojnë reshje shiu e dëborë

a.y/NOA

KOMENTE