English

E moshuara feston Krishtlindjet në ashensor, 2 ditë e bllokuar

Forli, 26 dhjetor 2011, NOA- Një grua e moshuar ka kaluar natën në pritje të Krishtlindjeve dhe atë pas saj e bllokuar në ashensor.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, 78 vjeçarja u bllokua në një ashensor në qendër të Forlit në Itali.

Nën ndihmën e policisë dhe atë të fqinjve gruaja u gjet shëndoshë e mirë, veçse e frikësuar.

E moshuara u bllokua në ashensor pasditen e së premtes, pasi kishte zbritur në pjesën e poshtme të shtëpisë për të marrë një shishe me ujë.

E vetme dhe pa celular, ajo shtypi butonin e alarmit, por zyra ishte bosh dhe iu desh të priste deri dje kur fqinjët u kthyen në banesë për të shpëtuar nga gracka e ashensorit.

a.y/NOA

KOMENTE