English

Tragjedi për Krishtlindje në SHBA, 7 të vdekur

Teksas, (SHBA) 26 dhjetor 2011, NOA – Një tragjedi ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, gjatë Krishtlindjeve. Shtatë njerëz të vrarë janë gjetur në një apartament në shtetin e Teksasit.

Hetuesit thanë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Grapevine, kur një grup prej katër grash dhe tre burrash, të moshës rreth 20-60 vjeçare, kishin hapur dhuratat e Krishtlindjeve të dielën.

Zyrtarët thanë se viktimat, të cilët besohet se kanë lidhje familjare, u gjetën pranë një peme të Krishtlindjeve. Policia tha se ka indikacione se personi që e ka kryer këtë vepër është në mesin e të vdekurve, dhe rasti dyshohet si një "vrasje-vetëvrasje". Të gjithë personat janë qëlluar me armë.

a.k/NOA

KOMENTE