Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, për përqindjet e tokës që u dha për pallat
English

Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, për përqindjet e tokës që u dha për pallat

Vlorë, 26 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Ngjarja e së dielës së Krishtlindjes që i mori jetën një biznesmeni në Vlorë, erdhi për shkaqe konflikti që lidheshin me përqindjet e parëna dakord për tokën që u ndërtua pallati.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve NOA.al nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë.

Sipas saj, krimi që i mori jetën 45 vjeçarit Ardian Dervishi, ka ndodhur per motive pronësie pasi autori i dyshuar që është Adnand Gori, 31 vjeç, i kishte dhënë viktimës i cili ishte ndërtues, një sipërfaqe trualli per ndërtimin e nje objekti dhe kishin mosmarrëveshje per përqindjen ( %) e sipërfaqes se ndërtimit.

Ngjarja ndodhi të dielën e Krishtlindjes në orët e pasdites. Policia tha se në Sallën Operative të Komisariatit të Vlorës është marrë njoftim se në afërsi të rrugës “Transballkanike” është plagosur me armë zjarri një person.

Pasi është krijuar grupi hetimor dhe është shkuar në vendngjarje, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në lagjen “1 Maji” në afërsi të rrugës “Transballkanike” është plagosur me armë zjarri Ardian Dervishi, 45 vjeç me profesion ndërtues.

I plagosuri është transportuar për në Spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00 si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë policia tha se autori i dyshuar për këtë ngjarje është Adnand Fotaq Gori, 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim e të riut por ende nuk është rënë në gjurmët e tij. Policia tha se po punohet intensivisht për kapjen e tij.

Kurse pohoi se nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë zbardhi se viktima dhe i zhdukuri, ishin në konflikt prej disa kohësh për një tokë që i dyshuari i kishte dhënë Ardian Dervishit për të ndërtuar një pallat.

Mosmarrëveshjet nuk po kishin të sosur mbi përqindjen që do t’i takonte të dyshuarit dhe ky i fundit në një situatë ende të paqartë është përballur me armë zjarri duke e qëlluar Dervishin për vdekje dhe më pas u zhduk në drejtim të paditur.

r.b/NOA

KOMENTE