Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha me fëmijët rom: Do bëjmë gjithçka që të keni një të ardhme tjetër
English

Berisha me fëmijët rom: Do bëjmë gjithçka që të keni një të ardhme tjetër

Tiranë, 27 dhjetor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha organizuan sot një takim të veçantë me fëmijë të komunitetit rom me rastin e festave të fundvitit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në një festë të organizuar në mjediset e Kryeministrisë, Kryeministri ndau me fëmijët kënaqësinë dhe emocionin e festave, përmes vjershave të ndryshme të recituara nga ata, numrave magjikë dhe argëtimeve të tjera.

Gjatë fjalës së mbajtur para fëmijëve rom Berisha garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për kushte më të mira dhe për një të ardhme tjetër për fëmijët e këtij komuniteti, ashtu siç ata e meritojnë.

“Ju jeni vizitorët e mi më të dashur dhe më të bukur, me të cilët unë mbyll vitin që po përcjellim dhe festoj me ju ardhjen e Vitit të Ri. Ndaj ju falënderoj shumë që keni ardhur këtu, falënderoj shumë mësuesen tuaj, falënderoj prindërit tuaj dhe ju uroj shumë gëzime, shëndet, lumturi, juve dhe familjeve tuaja. Nga kopshti ju do shkoni në shkollë, nga shkolla në jetë, duke e ndjekur shkollën gjithnjë e më të sigurt. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për kushte më të mira për ju, do bëjmë gjithçka që ju të keni një të ardhme tjetër, ashtu siç e meritoni, ndryshe nga prindërit tuaj”, u shpreh Berisha.

Në këtë takim, fëmijët e komunitetit rom shoqëroheshin edhe nga Presidentja e Shoqatës “Gruaja Rome”, Meleqe Renja.

Në vijim të kësaj pritje Kryeministri Berisha dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme me lodra e veshje, duke u uruar atyre por edhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë, një vit të mbarë e të gëzuar.

a.y/NOA

KOMENTE