Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza, grekët marrin rrugën e mërgimit ...
English

Kriza, grekët marrin rrugën e mërgimit ...

Athinë, 27 dhjetor, NOA - Tani është radha e grekëve. Për të bërë valixhet gati dhe për të kërkuar një vend pune jashtë vendit të tyre. Në emër të mbijetesës, falë efekteve të një krize të egër që ka mbërthyer shtetin e tyre prej muajsh të tërë. Dhe vendi ku ata kanë trokitur më shumë, mësohet se është Gjermania.

Kështu, sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Statistikor i Gjermanisë quajtur “Destatis", gjatë tremujorit të parë të vitit 2011, ka pasur një rritje 84 përqind të grekëve që e kanë preferuar vendin e ftohtë evropian, larg detit Egje dhe ishujve të bukur, si një destinacion ideal për migracionin. Në total, kanë qenë 4.100 grekë që kanë vendosur të emigrojnë në Gjermani gjatë trazirave aktuale ekonomikeGreqi. Në përgjithësi, në këtë vend, vijnë emigrantë nga vende që janë nën barrën e borxhit.

Më konkretisht, mësohet se janë 435.000 njerëz të vendosur për të kërkuar një të ardhme më të mirë ekonomikeGjermani, ndërkohë që popullsia që ka Greqia, po përballet me një rënie të saj, pasi njerëzit janë pakësuar me 300.000 të tillë që tashmë kanë emigruar jashtë venedit të tyre.

Ndërkaq, mësohet se edhe nga Italia, ka një valë të madhe mërgimi gjatë muajve të fundit. Ekonomia gjermane është më në gjendjen më të mirë se pjesa tjetër e Evropës, e duket se kjo është arsyeja, që të gjithë po dynden drejt saj ...

n.e/NOA

Në Foto: Flamuri grek dhe ai gjerman

KOMENTE