Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 28 dhjetor 2011
English

Parashikimi i motit për 28 dhjetor 2011

Tiranë, 27 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, mëngjesi i ditës së nesërme do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta sidomos në vlerat minimale. Gjatë mesditës do të ketë kalime vranësirash në zonat malore Verilindore dhe Juglindore duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do të mbetemi në të njëjtat kushte atmosferike ku mot i kthjellët do të mbizotërojë pjesën më të madhe të vendit duke përjashtuar zonat malore veriore të cilat do të kenë vranësira të herë pas hershme. Situata meteorologjike do të jetë e njëjtë edhe në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre në vend.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor- lindor ndërsa dallgëzimi do të arrijë 2 ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa Veriperëndimore do të mbetet me vranësira, reshje shiu dhe dëborë. Ndërsa në vendet e Balltikut do të ketë dobësim të vranësirave dhe për pasojë rënie të intensitetit të shirave. Vendosja e masave ajrore të lagështa në Ishujt Britanik si dhe një qendër e presionit të ulët atmosferik mbi Oqeanin Atlantik do të ndikojë në fuqizimin e vranësirave dhe për rrjedhojë në gjenerimin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë në këto vende sidomos në veri të saj. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë zhvendosje të vranësirave drejt Europës Qendrore duke rrezikuar për reshje të dobëta shiu e dëborë kryesisht në Francë dhe Gjermani. Problematike do të paraqiten sërish stuhitë e forta të erës duke bërë që deti Balltik të mbetet i trazuar. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Norvegjia do të mbetet me dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere

- Ishujt Britanik do të mbeten me shira të dendura dhe stuhi me rrufe

- Franca dhe Gjermania rrezikohen për reshje shiu e dëborë të pakët

a.y/NOA

KOMENTE