Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Fierit: Festoni të qetë, masa për festat
English

Policia e Fierit: Festoni të qetë, masa për festat

Fier, 27 dhjetor 2011, NOA- Policia e Fieritnjë komunikatë zyrtare bëri me dije se janë marrë të gjitha masat që festat e fundvitit të kalohen sa më qetë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, blutë e Fierit kanë hartuar një plan masash me detyra konkrete, me qëllim rritjen e sigurisë në shkallë qarku, krijimin e kushteve për zhvillim normal të aktiviteteve festive, parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, menaxhimin dhe përballimin e situatave që mund të krijohen për shkak të fluksit të madh të emigranteve që kanë ardhur për të festuar pranë familjeve të tyre, rritjen e sigurisë në rruge dhe në ambientet publike, si dhe kapjen e goditjen e individëve apo grupeve kriminale.

Një masë e veçantë e marrë nga policia e këtij qyteti është vendosja e punonjësve të policisë për të drejtuar trafikun në mënyrë që të shmangen aksidentet ditët e fundvitit.

Në vijim bëhet thirrje që të ndalet përdorimi pa kriter i fishekzjarrëve duke kërkuar mospërdorimin e tyre nga të miturit, por nën kontrollin e prindërve.

a.y/NOA

KOMENTE