Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rëndohet shëndeti i policit të plagosur, drejt Janinës
English

Rëndohet shëndeti i policit të plagosur, drejt Janinës

Tiranë, 27 dhjetor 2011, NOA- Naim Hyska, polici i qarkullimit rrugor i plagosur tre ditë më parë është nisur me urgjencë drejt Janinës.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, polici u dërgua drejt vendit fqinj si rrjedhojë e rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Efektivi i policisë u plagos në prani të djalit të tij 12 vjeçar më 24 dhjetor te zona e 21 Dhjetorit, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë teksa po lëvizte me makinën e tij personale.

Që nga momenti i plagosjes ai qëndroi në Spitalin Ushtarak, por si rrjedhojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore u bë edhe transportimi i tij.

Pak pas mesditës së sotme ai u nis me avion drejt Greqisë, pasi siç shpjegojnë bluzat e bardha polici ka goditje në tru gjë që vështirësoi edhe kushtet e tij shëndetësore. Gjithsesi ndonëse për plagosjen e tij janë shoqëruar rreth 20 persona në polici, ende nuk flitet për një emër autori kjo për shkak të pistave ende të paqarta të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE