Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transparenca, shteti në terr informativ
English

Transparenca, shteti në terr informativ

Shkup, 27 dhjetor 2011, NOA - Institucionet kryesore shtetërore në Maqedoni, por edhe ndërmarrjet publike, gjykatat, universitetet, nuk janë transparente me publikun për publikimin e dokumentave zyrtare që ato disponojnë, megjithëse kuadri ligjor ekziston.

Ky është përfundimi që nxjerr Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.

Mungesa e transparencës së publikimit të vendimeve rezulton në të gjitha ministritë, edhe pse në praktikën parlamentare një gjë e tillë është detyrim ligjor, i cili rrjedh nga ligjet për të drejtën e informimit të dokumenteve zyrtare.

Megjithatë është vërejtur një përmirësim i vogël.

Sipas të dhënave të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri tek informatat, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë qenë më të hapura krahasuar me një vit më parë.

Gjatë këtij viti komisioni ka regjistruar 387 ankesa, prej të cilave në 118 raste, kanë konstatuar se institucionet e shkelin ligjin për qasje të lira tek informacionet e karakterit publik.

Sipas tyre, problemi më i madh për mbylljen e këtyre institucioneve është mungesa e personave përgjegjës për publikun.

Vlerësohet se qytetarët e Maqedonisë e kanë të vështirë të sigurojnë akses deri te dokumentet qeveritare, ligjet si dhe aktet normative që miratohen nga Qeveria dhe ministrit si pasoj e mungesës së transparencës.

“Qytetarët duan të dinë dhe është e drejtë e tyre të kenë informatë sa është rroga e një ministri, kush e fitoi tenderin për një…, sa është i ndotur ajri në qytetin e tij, kush e fitoi vendin e punës në ndonjë ministri, sa të holla janë harxhuar për ndërtimin e ndonjë objekti etj. Prandaj duhet të punohet më shumë në këtë drejtim” vlerëson OBRIE.

Nga vlerësimet e organizatave joqeveritare mësohet se shumica e institucionet e nuk kanë regjistër të veçantë për kërkesat që lidhen me të drejtën e informimit.

Në rastet kur nuk ka një strukturë për marrëdhëniet me publikun është e mundur që të mos respektohen afatet sepse kemi një shpërndarje të përgjegjësisë dhe nuk e njohin këtë detyrim. Ndërkohë nuk rezulton asnjë veprim administrativ ndaj punonjësve të këtyre institucioneve për mosrespektim të afateve për kthimin e përgjigjeve për qytetarët.

INA/NOA

KOMENTE