English

United synon Modric

Londër, 27 Dhjetor 2011, NOA - Sir Alex Ferguson është gjithmonë në kërkim të një mesfushori organizator të rëndësishëm.

Deri më tani kanë dështuar të gjithë tentativat për të siguruar shërbimet e holandezit të Interit Wesley Sneijder dhe pikërisht për këtë arsye, sytë janë drejtuar tek alternativa e tij Luka Modric, mesfushori më i rëndësishëm i Tottenham të Redknapp.

Shifra që “djajtë e kuq” janë në dispozicion të japin në drejtim të numrit 10 të një kualiteti të lartë është gjithmonë e njëjta: 30 milionë euro.

Megjithatë Spurs-at, që ndodhen në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit, nuk dëshirojnë të privohen nga talenti i tyre në mes të sezonit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE