Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvillime në trekendëshin Beograd-Shkup-Athinë
English

Zhvillime në trekendëshin Beograd-Shkup-Athinë

"Presidenti gjithashtu u shpreh. se do të dëshironte që kur të vinte herën tjetër për vizitë në Shkup, të ishte zhvilluar edhe një sondazh i ngjashëm në Maqedoni, që të tregonte se populli i Maqedonisë mendon të njëjtën gjë për Serbinë. Nënkuptimi diplomatik i këtij mesazhi në nivelin më të lartë shtetëror, duket qartë se ku e ka adresën"...

Nga Shaban Murati

Vizita që presidenti i Serbisë, Boris Tadiç zhvilloi më 16-17 dhjetor në Shkup, mund të veçohet interesante për mesazhet e reja që dha, si në drejtim të marrëdhënieve të Serbisë me Maqedoninë, ashtu dhe në drejtim të marrëdhënieve të Serbisë me Greqinë.

Për sa i përket Maqedonisë, u konturua një përpjekje e qartë e Serbisë për të joshur Shkupin dhe për të krijuar një aleancë të re me të. Në pamjen e jashtme shtytja e kësaj nisme serbe është dështimi i përbashkët që pësuan më 9 dhjetor të dy shtetet, për të marrë njëri statusin e shtetit kandidat dhe tjetri një datë për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Presidenti i Serbisë po luan në drejtim të Maqedonisë kartën e pakënaqësisë që ka shkaktuar në të dy qeveritë refuzimi i BE, për t'i hapur dyert pak më shumë integrimit të tyre europian. Në një farë kuptimi, Serbia po punon të krijojë "aleancën e humbësve të BE-së" në Ballkan.

Nuk është vetëm "fatkeqësia" e përbashkët, që po bashkon qeverinë e presidentit Tadiç dhe qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski, në këtë situatë të ngecjes së marrëdhënieve të të dy shteteve me BE-në. Serbia po nxiton që t'i japë Brukselit mesazhin se ajo është tepër e rëndësishme në Ballkan, se ajo ka një influencë dhe një detonator stabiliteti në rajon, dhe ky faktor nuk duhet të harrohet nga BE. Përçapjen e parë në këtë kah Serbia po e demonstron me Maqedoninë. Në radhë të parë, Boris Tadiç u përpoq të bindë Maqedoninë se Beogradi e konsideron Maqedoninë si aleatin kryesor në rajon dhe se Shkupi duhet të konsiderojë Serbinë si aleatin kryesor në rajon. Në këtë klimë ai zgjodhi të ringjallë ndjenjat e lidhjeve të posaçme të racës, fesë, gjuhës, ngjashmërisë, dhe të jetesës së përbashkët në ish-Jugosllavi, duke luajtur kartën e nostalgjisë dhe të familjes federative. Në fjalën e tij më 16 dhjetor, në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin e Maqedonisë, presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se ishte veçanërisht i lumtur që po e vizitonte Shkupin, menjëherë pasi një sondazh i zhvilluar në Serbi, e kishte nxjerrë se populli i Serbisë i konsideron maqedonasit më të afërtit për ta nga të gjithë popujt e tjerë. Presidenti gjithashtu u shpreh. se do të dëshironte që kur të vinte herën tjetër për vizitë në Shkup, të ishte zhvilluar edhe një sondazh i ngjashëm në Maqedoni, që të tregonte se populli i Maqedonisë mendon të njëjtën gjë për Serbinë. Nënkuptimi diplomatik i këtij mesazhi në nivelin më të lartë shtetëror, duket qartë se ku e ka adresën.

Presidenti serb nuk hyri në detaje apo në shpjegim të kënaqësisë së tij për këtë përkufizim, dhe as pse populli i Serbisë e konsideroka popullin e Maqedonisë më të afërt se popujt e Sllovenisë, të Kroacisë, të Bosnje-Hercegovinës, të Malit të Zi, të Bullgarisë apo të Greqisë. Atij i duhet një përdorim diplomatik për kristalizimin e një aleance të re tani me Shkupin, gjë të cilën, me sa duket, Beogradi nuk mundet ta bëjë në konjukturat e tanishme me asnjë nga popujt e tjerë sllavë apo ortodoksë në Ballkan. Serbia po shfrytëzon pozitën e vështirë ku ndodhet aktualisht Shkupi, i cili është bllokuar në rrugën e tij të integrimit në NATO dhe në BE, jo vetëm nga veto e Greqisë, por edhe nga politika intransigjente që po ndjek kryeministri Nikolla Gruevski në çështjen e emrit. Në një farë kuptimi, Serbia dhe Maqedonia, janë dy gropat e zeza të integrimit euroatlantik të Ballkanit, ku, me sa duket, qeveritë e të dy shteteve po kërkojnë të kompensojnë mungesën e progresit në integrimin euroatlantik, me krijimin e lidhjeve të reja të posaçme me njëri-tjetrin. Intransigjenca dhe zemërimi i brendshëm qeveritar ndaj Brukselit ka krijuar një terren edhe më të favorshëm për përqafimin e tyre dypalësh diplomatik dhe shtetëror. Nuk duhet përjashtuar edhe fakti se për krijimin e një "aleance të të pakënaqurve të integrimit euroatlantik" ka një interes dhe aktivizim të veçantë edhe Rusia. Në mënyrë gjithnjë e më agresive, Moska po përpiqet të krijojë probleme në rajon, siç ishte edhe rasti më i fundit i hyrjes pa leje të ambasadorit rus në Serbi në territorin e Kosovës për t'i dorëzuar ndihmat ruse banditëve serbë të barrikadave në Veri dhe dërgimi i një ikone ortodokse ruse në emër të kryeministrit Vladimir Putin për barrikadat serbe.

Mesazhi tjetër interesant diplomatik, që del nga vizita e presidentit të Serbisë në Shkup, është ai në drejtim të Greqisë. Kaq i madh është interesi i Beogradit në farkëtimin e një aleance të re me Maqedoninë, sa që presidenti serb shpalli publikisht disa qëndrime, të cilat, të shikuara në një lupë diplomatike, vështirë se do të jenë pritur mirë në Athinë. Presidenti i Serbisë mori në mënyrë aktive anën e Shkupit në konfliktin e vjetër dhe ende të pazgjidhur mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit. Këtu nuk është fjala që Serbia përdor emrin që Shkupi i ka vënë vetes, por për faktin se presidenti serb avancoi dhe iu bashkëngjit qëndrimeve të Shkupit dhe sidomos intransigjencës së kryeministrit Nikolla Gruevski në bisedimet për emrin. Më 17 dhjetor, agjencia serbe Tanjug njoftonte deklaratën e Boris Tadiçit në Shkup se "çështjet përvëluese të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe çështja e Kosovës, i bëjnë Serbinë dhe Maqedoninë aleate në përpjekjet për t'i shpjeguar Bashkimit Europian se këto janë çështje kruçiale, ku koncesionet janë të pamundura".

Ky qëndrim i presidentit të Serbisë ka formën dhe efektin e një thike diplomatike në drejtim të Greqisë. Sepse Serbia del hapur në mbështetjen dhe në inkurajimin e intransigjencës, që po demonstron kryeministri Gruevski në bisedimet me Greqinë për emrin. Sepse, nëse çështja e emrit konsiderohet si e pamundur për të bërë koncesione, kjo do të thotë jo vetëm bllokim i bisedimeve Shkup-Athinë, por edhe një kundërvënie zyrtare serbe ndaj qëndrimit të Greqisë, si dhe ndaj qëndrimit të BE-së dhe të NATO-s, të cilët kanë afër 20 vjet që këshillojnë gjetjen e një kompromisi për emrin. Serbia avancon deri atje, sa i njofton Greqisë se Beogradi dhe Shkupi do të bëhen aleatë mes tyre edhe në koordinimin e përpjekjeve diplomatike në drejtim të BE, ku Serbia do të lobojë pro Shkupit dhe kundër Athinës. Beogradi vendos një kusht për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë nga njëra anë, dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër. Kushti i "koncesioneve të pamundura" është kushti i rrezikshëm i nacionalizmit serb për të zgjedhur Kosovën në vend të BE-së, dhe i nacionalizmit maqedonas për të zgjedhur emrin në vend të BE. Rezonanca e nacionalizmit serb me nacionalizmin maqedonas rezulton e forcuar nga qëndrimet që presidenti i Serbisë shpalli në Shkup, pas bisedimeve me krerët e lartë të atij shteti. Ofertat, dhe sidomos mbështetja e presidentit të Serbisë për "identitetin maqedonas", janë pritur mirë në Shkup. Historiania Violeta Açkovska i deklaronte portalit "SETimes" më 21 dhjetor, se "deklarata e presidentit serb është veçanërisht e rëndësishme, sepse ka një rrymë në Serbi mes brezit të ri të historianëve dhe në Akademinë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, që akoma e sheh Maqedoninë si Serbi Jugore".

Nuk duket e rastësishme dhe koha, kur Boris Tadiç zgjodhi t'i dërgojë këto mesazhe të akullta Athinës. Vizita dhe qëndrimet e reja të Serbisë u shpallën në një kohë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dha më 5 dhjetor një vendim, ku thekson se Greqia ka shkelur një nen të marrëveshjes së saj të përkohshme të vitit 1995 me Shkupin për çështjen e përdorimit të emrit. Është koha kur kryeministri i Greqisë, Lukas Papadimos, ka refuzuar të takojë homologun Nikolla Gruevski. Nga 5 dhjetori, asnjë qeveritar apo zyrtar i lartë grek nuk ka pranuar të zhvillojë takime me homologët e Shkupit, dhe më 24 dhjetor edhe kryetari i partisë "Nea Demokratia", A.Samaras, i dërgoi një letër refuzimi ftesës së kryeministrit Gruevski për takim. Në këtë situatë, presidenti i Serbisë del dhe i jep përkrahje intransigjencës së Shkupit, gjë që nuk mund të mos lexohet edhe si një tërheqje apo ftohje në raportet mes Serbisë dhe Greqisë. Serbia kërkon të përfitojë nga pozita e dobët diplomatike e Shkupit dhe ta joshë e tërheqë më shumë ndaj aleancës me Beogradin. Nga ana tjetër, me avancimin e saj në Shkup, Serbia synon t'i bëjë presion Athinës lidhur me një rishikim të qëndrimit grek ndaj Kosovës. Ndonëse Greqia nuk e ka njohur Kosovën, fakti është se në rrethet diplomatike greke ndjehet lëvizja drejt adoptimit të një qëndrimi më realist dhe të një distancimi nga qëndrimi i ngurtë, që Serbia mban ndaj Kosovës.

Kur flasim për një lloj presioni që Serbia po i bën Greqisë, kemi parasysh edhe një informacion nga burime të mirinformuara, të cilat bëjnë të ditur se Serbia po përpiqet që të shfrytëzojë disa probleme dhe elemente të trashëguara nga historia në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, për të krijuar disa vatra dhe forma tensionesh në territorin e Greqisë. Lëvizjet dhe zhvillimet e reja që po ndodhin në trekëndëshin Beograd-Shkup-Athinë, janë një proces në fermentim e sipër, proces i cili mund të marrë forma dhe drejtime, që mund të sjellin qëndrime dhe raporte të reja ndërballkanike.

NOA

KOMENTE