English

Berisha, dhurata për fëmijët e fshatit SOS

Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot fshatin e fëmijëve SOS. Së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, kryeministri ka shpërndarë dhurata për fëmijët dhe pashprehur mirënjohje për stafin që punon në këtë qendër sociale për fëmijët jetim.

Në fjalën e tij, Kryeministri ka vlerësuar punën që bën personeli në këtë fshat. Ai ka theksuar se qeveria është e gatshme t’u jap çdo mbështetje strukturave të trajtimit të fëmijëve jetim në këtë fshat.

“Pak javë më parë ju festuar 15-vjetorin dhe na ftuat. Vendosëm të vijmë vetë kësaj here për të shprehur nderimin më të madh, për mësueset tuaja, për nënat dhe tezet e fshatit SOS. Për misionin fisnik që ato përmbushin për vizionin e këtij fshati, duke i plotësuar gjithçka që një familje i plotëson një familje të dashur”, tha Berisha.

a.k/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha, dje gjatë takimit me femijët romë në kryeministri.

KOMENTE