Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pësoi infarkt në timon, identifikohet një nga dy viktimat e aksidentit në autostradë
English

Pësoi infarkt në timon, identifikohet një nga dy viktimat e aksidentit në autostradë

Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA Update – Aksidenti tragjik i ndodhur sot, që u mori jetën dy personave në mes të ditës në autostradën Tiranë-Durrës i përngjan një kronike vdekjeje të paralajmëruar, por fatal e bën fakti se në këtë kronikë u përfshi edhe një makinë tjetër, e zënë në befasi, kur udhëtonte në anën tjetër të rrugës.

Një nga viktimat e aksidentit të ndodhur pak metra larg kryqëzimit “Zogu i Zi” është 48-vjeçari Arben Hoxha, ndërsa viktima tjetër nuk është identifikuar ende.

Mësohet se emri i personit të plagosur rëndë është Reshit Sinokoli, i cili po lufton me vdekjen në Spitalin Ushtarak, raporton agjencia e lajmve NOA.al.

Aksidenti tragjik ndodhi pak pas mesditës së të mërkurës në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, duke lënë të vdekur në vend dy persona, dhe plagosur një të tretë.

Dëshmitarë të shumtë që panë me sy përplasjen fatale të dy makinave thanë se ato ecnin në drejtim të kundërt me njëra tjetrën.

Sipas të dhënave një makinë tip Opel me targë AA 237 BI, që vinte për në Tiranë kapërceu traversën e mesit të rrugës, dhe u përplas me një makinë tip Benz me targë Tr 6434 I, që udhëtonte në drejtim të kundërt me të.

Po sipas dëshmitarëve para se të ndodhte aksidenti i rëndë, drejtuesi i automjetit Opel që vinte drejt Tiranës kishte pësuar infarkt në zemër ndërsa ngiste makinën.

Kjo me sa duket e çoi atë në humbjen e kontrollit të makinës dhe devijimin nga rruga.

Për rrjedhojë makina Opel kapërceu traversën ndarëse të autostradës dhe u përplas fatalisht me makinën Benz me targa Tiranë, duke shkaktuar vdekjen e dy drejtuesve të automjeteve.

Si pasojë e përplasjes të dyja makinat u shkatërruan plotësisht dhe morën flakë, aq sa për të nxjerrë trupat e të vdekurve ishte tejet e vështirë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe makina zjarrfikëse.

Aksidenti tragjik shkaktoi amulli në autostradën Tiranë-Durrës, edhe për faktin se ndodhi në një orar të ditës kur ky segment i kryeqytetit në dalje dhe hyrje të tij ndodhej në pikun e trafikut.

Policia e Tiranës thotë se makinat po ecnin me shpejtësi të madhe, megjithatë po hetohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

mit/NOA

KOMENTE
  • Gezim Skura16:30 - 28 Dhjetor 2011
    CFAR KOMENTI TE SHKRUAJM PER KETA TE GJORE QE PASKAN VDEKUR